Aleatët e PS-së presin negociatat me Ramën për postet dytësore në qeveri

Në këto ditë të nxehta gushti ka nga ata që presin ende të kuptojnë se ç’rol do të kenë në qeverisjen e re të vendit. Është fjala për aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët ende nuk i kanë mbyllur negociatat me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, për shkak të pushimeve të këtij të fundit. Negociatat kanë mbetur pezull edhe për shkak se nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Rama që të negociojë me aleatët e tij. Aleatët kanë si synime të tyre, tani që kabineti qeveritar është bërë publik, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale.
Deri tani, emrat e zëvendësministrave të rinj janë plotësuar për disa dikastere, por nuk janë bërë publike. Ndërkohë, në dy javët e mbetura Rama do të negociojë konkretisht me aleatët e vet. Më të vështira duket se janë negociatat me PBDNJ-në dhe PKD-në, dy parti të koalicionit fitues që morën edhe mandat deputeti. Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Petro Koçi, Artur Dojaka, por dhe Zef Bushati, janë parti që pritet të marrin poste të dyta në qeverisjen e vendit.
Re.Pu
Comments
Aleatët e PS-së presin
<p>Aleatët e PS-së presin negociatat me Ramën për postet dytësore në qeveri? Epo aleanca "historike" e 1 Prillit i ka "sqaruar" edhe kete pike se cfare perfaqsimi do ken partite e vogla ne qeverine e Lirindjes. Kjo do varet nga votat qe do marrin partite e vogla...partite me 500 ose me pak do marrin nje post roje ne ministri...partite me 1000 ose me pak do marrin nje post shoferi ne ministri...partite me 1500 ose me pak do marrin nje poat kaldaisti ne ministri...partite me 3000 ose me pak do marrin nje roje ne ministri...partite me 50o0 ose me pak do marrin nje posat te drejtorit te pastruesve ne ministri...partite me 10000 ose me pak do marrin njepost av. ministri qe zdo kete as tavoline, as karrige dhe as zyre ne ministri...</p>
Add new comment