Përgjigjet e para të qytetarëve ndaj nismës së Ramës kundër ndërtimeve pa leje

Postuar në 17 Gusht, 2013 08:00

Vetëm një ditë nga hapja e faqes “Stoprrënimit.com”, ku kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo ndërtim pa leje, dhe kanë ardhur përgjigjet e para. Me sa duket, të paktën deri tani, përpjekja e Ramës për të përfshirë edhe qytetarët në sfidën 20-vjeçare të kontrollit të territorit, duket se ka gjetur mbështetjen e kërkuar. Njëzet qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre në faqe, duke postuar edhe fotot përkatëse. Ndërtimet pa leje në zonat turistike, duke filluar nga Vlora, Ksamili, Saranda, janë shqetësimet më të shuma. Fotot e postuara tregojnë ndërtime që brenda pak vitesh kanë ndryshuar të gjithë bregdetin e jugut, ndërtime buzë detit, por edhe ndërtimet në Sarandë. Ndërkaq, kanë ardhur edhe denoncime për Tiranën, Librazhdin, Elbasanin dhe qytete të tjera. Fatkeqësisht Shqipëria gëlon nga ndërtimet pa leje.

Re.Pu

Comments

Submitted by BUNKER (not verified) on

Një gjë është të prishësh kioskat e Tiranës me leje të përkohshme, komplet tjetër gjë është të prishëh ndërtimet QË KANË MARRË LEJE nga bashkitë përkatëse,të cilat të paktën në Vlorë dhe Durrës dihet botërisht që qeverisen nga të majtët.

Më duket një ndërmarrje donkishoteske, sepse e para nuk kuptoj sesi Rama do të arrij ligjërisht të kthej lejet e dhëna nga Bashkitë. Nëse këto leje kthehen, kjo do të thotë se Bashkia apo komuna përkatëse ka shkelur ligjin. Nëse ndërtimi prishte cënohet ligji dhe e drejta e qytetarit, meqë ky ka marë leje.

Pika e dytë që e bën donkishoteske këtë ndërmarrje është se ndërtimet me dhe pa leje, që janë estetikisht apo jo harmonike me rrethinat, nuk janë të pakta. A i leverdis mister Ramës elektoralisht një gjë e tillë? Le të shohim...

Unë jam i idesë se, siç qe edhe "puna" e tij në Tiranë, kjo nismë do të jetë një bllof kolosal, ku do të prishen nja dy kasolle lopësh të ndërtuara me blloqe e jo me zhuka, dhe me anë të TV dhe kanaleve propagandistike, që mister Rama ka treguar se di t'i kontrollojë mjeshtërisht, do të shiten si arritje e shekullit.

Por le të shohim... tek e fundit nuk do të ishte hera e parë kur populli ynë heroik mashtrohet rëndshëm. :)

BUNKER

Submitted by ILIRET (not verified) on

E po thuaj se paske jetuar ne bunker ne vitet 2000 - 2005 qe tregon blofin e Tiranes me dy kioska si kasolle lopesh qe u prishen. Edi Rama e beri Tiranen Tirane. Me pas ne 2005 pas fitores te Berishes, Tirana u be Tiropoj...

Submitted by BUNKER (not verified) on

Sa banal qe je.

Komento shkrimin o agjitpropagandues... leri akuzat personale; anekdodat ik tregoja Kryetarit jo mua... ai vet-eksitohet nga ato qe i thone vartesit.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Nisma e nisur nga Kryeminstri ardhshem eshte per t'u pershendetur ne radhe te pare, dhe, nepermejet mjeteve te komunikimit siç jane rrjetet sociale etj, ne duhet te bejme detyren tone si qytetare dhe fshatare te ketij vendi per te raportuar dhe denoncuar cdo uzurpim te hapesires publike nga persona te papergjegjshem kudo qe ndodhen.

Besoj se ekziston vullneti dhe deshira e mire nga mazhoranca e re qe te rregulloje dicka nga kjo çorbe shqiptare....

Submitted by tahiri (not verified) on

Edi po ben filma o popull  qe jeni gjysma tarallak .Pse ska mundesi ai kur te vije ne qeveri me dit ndertimet pa leje? Keto Ramushi i ben per buje me u duk se shif po ju drejtohem ju .O qyqare ai i di mo mire se ju ku jane PA DHE ME LEJE.Kur tju hyj thika ne rasht  do therisni se gjysma tjeter  e di kete film por pret gjysmen e vete ta provoje sa do ti dhemb.

Submitted by gono (not verified) on

Asgje ska per te bere E.Rama . Ky nuk do dije nga ta kete koken me pare.  Me vjen keq per stafin e Rspublices.al se po lodhen kote duke ngritur e levduar nje Mace te qelbur qe i ka ardhur era me kohe. Ky do jete Zoti Kryeminister Super Hajduti.  Qenkemi fatekeq ne Shqipetaret, ne jemi per te vajtuar, si nuk na u ndane keto budallenjte ne more aman. Po pse me do presim ne te gjoret. Keto pa marre pushtetin shpallin lufte. Po pse 10 vjecarin e kaluar un i dhashe lejet ne Bashkine e Tiranes?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.