Stalini, megjithëse vrau 20 milionë njerëz në të gjithë botën dhe 700 mijë në vendlindjen e tij, “është i mirë” për gjeorgjanët

Postuar në 16 Gusht, 2013 12:39

Zëri i Amerikës në një kronikë të këtyre ditëve flet se si mendojnë bashkëqytetarët e Stalinit në Gori të Gjeorgjisë, tani  që  mbushen 60 vjet që prej vdekjes së tij. Historianët thonë se nën sundimin e Stalinit 700 mijë gjeorgjianë u vranë, u dëbuan ose humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për 30 vjet, Josif Stalini sundoi Bashkimin Sovjetik me grusht të hekurt, duke vrarë deri në 20 milion njerëz me ekzekutime, dëbime dhe uri në masë. Por këtu në Gori, Josif Dzhugashvili, ose Stalini, është djal i njohur i qytetit, madje mburrja e tij.  Në Bulevardin Stalin, muzeu Stalin i Gorit ruan kasollen e thjeshtë prej tulle, ku Stalini kaloi 4 vjetët e parë të jetës së tij. Stalini është pika më tërheqëse turistike në Gori, ndaj para ditëlindjes së tij më 21 dhjetor do të ringrihet statuja e tij e hequr para disa vitesh.

Gigi Xidashli është admirues i Stalinit: “Figura e Stalinit është shumë e dashur për ne, për këdo në Gori. Secili ka mendimin e vet, por Stalini lindi këtu, ky është qyteti i tij dhe vendlindja e tij. Analisti Alexander Rondeli thotë se pjesa më e madhe e familjes së nënës së tij u vranë gjatë sundimit të Stalinit: “Nëse do të më pyesnin mua, unë do të thosha që çdo gjë në muze të shkatarrohet, por shumë njerëz thonë se Stalini ishte një figurë historike”. Sipas një ankete të zhvilluar këtë vit, dy të tretat e gjeorgjianëve e cilësojnë Stalinin si “një udhëheqës të urtë”.  Gjeorgjianët do të zgjedhin presidentin e ri në tetor. Përkrahësit e opozitës thonë se statujat e Stalinit po ngrihen kudo në vend.

Zh.

Comments

Submitted by asnjanes (not verified) on

Lavdi udheheqsit gjigand Josif Visarianovic STALIN,qe i nxori popujt e BRSS  nga llumi dhe e beri nje nga vendet me te zhvilluara ne bote,propoganda arapoamerikane do qe ta denigroje, po te kishte vrare kaq sa thone nuk do te ishte mposhtur B.S. por ky ndoshta ishte gabimi i te madhit STALIN qe nuk i zhduki te gjithe gulaket me soj e sorollop.Lavdi STALINIT te madh por edhe Vladimir Putin.

Submitted by Genti (not verified) on

Per sa kohe qe hero i langaraqeve shqiptare eshte Bushi qe vrau 1 milion arabe ne Irak, pse mos te jete edhe Stalini i cili te pakten na mbajti me buke me vite me radhe?

Submitted by BUNKER (not verified) on

I keni parasysh kafshet e egra... po ti marreç te vogla, ashtu te uritura, e te drobitura nga te ftohtit e ti ushqesh, e ti nxjerresh nga pylli, per ta, relativisht, eshte nje ndryshim kolosal. Ne keto terma idhulli do te mbetet ngahera si njeriu edhe pse diktator qe u dha sens jetes se tyre, qe i beri te njohur, qofte edhe per keq, qe u dha edhe pse per pak kohe, nje therrime dinjitet... te cilen vete keta e perdhunojne sot...

Analogjia me qytetaret e rinj te Diktatures komuniste shqiptare eshte evidente... nuk po e trajtoj.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se edhe sot e kesaj dite, kur keta individe jane kufoma, adhurimi ndaj tyre eshte total, pavaresisht fakteve kokeforta qe thone se keta ishin nder diktatoret me gjakatare qe ka njohur planeti. Mendja e tyre ka mbetur prapa, e ngrire ne kohe... mbase Frojdi do te nda ndihmonte ti kuptonim keta individe, te cilet nuk jane te pakte...

Submitted by Anonim (not verified) on

Dhe meqe kere te thote "Zeri i Amerikes" atehere eshte e vertete si ajo e kategorise se Ungjillit per tipat e kategorise "Bunker".

Pale po na bejne edhe sparkata elitaro-intelektualiste te njohura te pakten 70 vjet perpara nga.......emigrntet Ruse qe munden ti shpetonin furtunes qe mbollen vete per 300 vjet rresht!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.