Rama e nis nga Vlora, mbledhja e parë e kabinetit qeveritar më 21 gusht

Rrugëtimi i kabinetit qeveritar “Rama” duket se do të nisë nga Vlora, e cila edhe gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste u shndërrua në kryeqendrën e Rilindjes. Shefi i ri i mazhorancës ka vendosur ta zhvillojë në qytetin bregdetar të flamurit mbledhjen e parë të kabinetit të tij, andej nga ku edhe ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Mbledhja është fiksuar mesditën e 21 gushtit në një nga hotelet e qytetit bregdetar dhe pritet që të zgjasë dy ditë, por deri më tani detajet e asaj çfarë do të diskutohet janë të pakta.
Në qendër të mbledhjes do jetë programi i ri qeverisës PS-LSI, ku secili nga anëtarët e kabinetit do të njihet me shtyllat emergjente që do vihen në zbatim me marrjen në dorëzim të qeverisë. Data 20 gusht, ishte përcaktuar si kohë e lënë në dispozicion të Ministrave të përzgjedhur, për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit të majtë.
Re.Pu
Comments
Koba, koba dhe pauri
<p>Koba, koba dhe pauri</p>
Add new comment