Reagim i te rinjve romë dhe egjiptianë

Postuar në 14 Gusht, 2013 15:16

Letra e mëposhtme është një reagim i të rinjve romë. Fakti që nuk janë emrat poshtë, nuk ia zbeh nxjeshmërinë.

Të dashur bashkëqytetarë të Shqipërisë,

Të dashur shqiptarë,

Ne e dimë se dëbimi i romëve nga mjediset e Ish-Artistikes ka indinjuar disa prej jush. Por jo të gjithë ju. Ndoshta jo të gjithë shqiptarët ndihen të indinjuar. Ndoshta jo të gjithë shqiptarëve u intereson se ku do ta gdhijnë natën disa romë. Ndoshta jo të gjithë shqiptarët mendojnë se ka ndodhur diçka kaq e keqe. Ndoshta, një pjesë e shqiptarëve në Shqipëri mendojnë se kush ka para dhe pushtet fiton gjithmonë. Ndoshta dikush nuk mendon se romët në Shqipëri vlejnë po aq sa shqiptarët.

Të dashur bashkeqytetarë të Shqipërisë,

Ne i jemi mirënjohës Avokatit të Popullit, të cilit njerëzit shpesh i thërrasin “Avokati i Romëve”. Ne mendojmë se i gjithë populli shqiptar ka nevojë për një avokat. Mos mendoni se populli shqiptar po trajtohet më mirë sesa komuniteti rom. Por, në mënyrë të gabuar, shumë shqiptarë mendojnë se nuk ka diskriminim, nëse të gjithë diskriminohen njësoj.

Të dashur bashkëqytetarë!

Prej vitesh kemi parë që në Shqipëri askush nuk ndihmon askënd. Nëse një shtresë në nevojë shkelet me këmbë, shtresat e tjera në nevojë nuk i vijnë në ndihmë. Secili sheh hallin dhe nevojën e tij, dhe të gjithë bashkë nuk shohim hallin e askujt.

Edhe sa kohë do të vazhdojmë kështu?

Të dashur bashke qytetarë të republikës së mjerë të Shqipërisë,

Dje, disa njerëz të fuqishëm, me para dhe lidhje të forta, arritën të na marrin vendin ku jetojmë, sepse në Shqipëri ligjin e bëjnë ata.

Nesër, të njëjtët njerëz do t’ju marrin lulishtet, ku luajnë fëmijët tuaj,

Pasnesër, po këta njerëz do t’ju marrin plazhet, ku lahen fëmijët tuaj,

Dhe, nje dite tjeter të njëjtët njerëz, do t’ju marrin çdo pronë publike që e kanë ndërtuar prindërit tuaj.

Atëherë juve ndoshta do t’ju kujtohen romët.

Por të jeni të sigurt se askush nuk do të kujtohet më për ju.

Tiranë, 14 gusht 2013

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Shume e sakte ne konkluzion: 'askujt nuk do kujtohet per Ju' E ka fjalen per shumicen e ne Shqiptareve raciste dhe egoiste qe na kane nenshtruar disa mafioze te veshur me pushtet dhe qe na kane vrare edhe ndjenjen me te vogel te solidarizimit dhe mbeshtetjes te atyre qe vuajne. Turp per shoqerine tone

Submitted by emigranti (not verified) on

JU LUMTE PENA PER KETE SHKRIM KAQ TE NJEDRE E TE DREJTE ! NUK ESHTE KJO SHQIPERIA QE DUAM !  NESE S'DUAM QE FEMIJET QE LINDIN NE KETE VEND TE JENE O FATKEQE, O KRIMINELE, TE REAGOJME FORT SOT QE TE MOS PENDOHEMI NESER !!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Gio (not verified) on

Avokati Popullit - kukull njesoj si presidenti republikes - shume "gam,gam" dhe asnje rezultat konkret. Vazhdojne me deklarata e shkresa ne vend qe te ngrejne padi. Kush i pengon???
Cfare gjykata e institucione publike ka ne Shqiperi? Te gjitha jane institucione politike te kontrolluara teresisht nga Salibeu, Shkerbeu, Medibeu e gjithe kompania mafioze qe ka uzurpuar parti politike e administrate publike.
Letra eshte e sakte ne te gjitha konceptet e saj por zeri eshte i mekur kur nuk ngrihen ne protesta politikanet e ndershem (ne se kane mbetur disa) dhe vecanrisht qytetaret shqiptare.
Pronat e Delijorgjeve, Fazlliceve e te gjithe mafiozeve te veshur me pushtet e bashkepuntore te zellshem te organizatave kriminale nderkombetare, jane rezultat i vrasjeve, trafikimit te armeve e droges, shrytezimit te te miturve, dhunimit dhe trafikimit te femrave, e plot te tjera. Prandaj keto prona duhet ti kthehen publikut, te vihen ne dispozicion te Romeve e te shtresave ne nevoje e keshtu me radhe.
Avokati i Popullit, gjyqtare e prokurore, edhe ju avokate te krimineleve qe po majmeni nga proceset fiktive e qe nuk vendosin drejtesi, mos u kapni me germat e me nenet qe mbrojne kriminelet por ngrihuni veproni si qytetare te ndershem dhe shkallmoni ligjet qe mbrojne kriminalitetin e mafizet me pushtet. Ndertoni ligje qe shpronesojne kriminelin, vrasesin, shperdoruesin e pushtetit per perfitime te cdo natyre dhe qe i kthejne dinjitetin popullit te cilin e mashtrojne neper fushata elektorale dhe e shfrytezojne, bile e vrasin fizikisht e moralisht nga nje fushate ne tjetren.
Provat?
Gerdeci, 21 Janari, vrasja qindra te pa fajshmeve, vetvrasjet nga deshperimi, aksidentet per mungese investimesh se vidhen fondet, dhuna ndaj femrave e deri ne trafikim ku policia ben sehit, plantacionet e droges ku pushteti e policia behen pale, ushtria e cila eshte vetem per te mare pjese ne konflikte e jo per te mbrojtur popullin e saj, Armo e Albpetroli, fabrikat e cimetos qe jep Argita, Minierat e kromit e te bakrit dhene me procedura mafioze e qe jane sakatuar nga coptimi pa kriter.....etj, etj, etj.
Nuk shikon ai qe nuk do te shikoje per interesa te mbrapshta e per shkak te kompromiseve kriminale ne kuriz te popullit. Ndersa profesoret e akademise i bejne fresk politikaneve me teorizime filozofike pa buke, e pa shprese. Ndarja e pergjegjesive ne menyre maisve duke futur edhe popullin si te tere eshte sa imorale aq edhe kriminale sepse me qellim nuk referohet asnje kriter shkencor, por citohet ne menyre selektive sipas qellimit te mbrapsht te profesorit.
Singolarja kur nuk perputhet me trandin ( me te pergjithshmen) nuk justifikon ligjesine por eshte shembull i perjashtimit nga ligjesia.
Fatkeqesisht te tille egzistojne neper akademira, ne politike, ne pushtet, ne ushtri, ne gjykate, ne prokurori, ne radhet e avokatise e keshtu me radhe. Te gjithe jane pjese e popullit por nuk jane populli dhe sigurisht populli do tia tregoje vendin me hir a me pahir.
Kush eshte burre nuk friksohet por i ve gjoksin problemeve ne interes te popullit, sikurse kane bere figurat me te ndritura te kombit Shqiptar.

Submitted by albatros (not verified) on

Ne ka nje zanat ne te cilin shkelqejne shqiptaret sot, eshte BALTOSJA, qe ju mor zoteri e zoterokeni mire. Une jam emigrant dhe kam ardhur ne Shqiperi me pushime e ne ka ndonje gje qe s'do shume mend e vemendje te vihet re eshte se ne keto dite te nxehta vere kur duket sikur ne Shqiperi s'ka as shtet e as parti politike, avokati eshte i vetmi qe po punon dhe po punon mire. Madje per mendimin tim shume mire, kur shoh fyerje nga pseudonime pa fytyre si puna jote ! E dua vendin tim, po kur shoh se si trajtohen ata qe punojne bindem se kam bere gjene me te mire qe kam ikur ! E duke ndjekur shembullin tuaj po e perfundoj me nje sugjerim per ligjvenesit ne Shqiperi per parashikimin e nje ligji qe do te dallonte lirine e fjales nga liria e shpifjes !

Submitted by Dopio Shtata (not verified) on

Shumica e ju romve s'jane t'rregjistruar, s'kane karta identiteti... shumica e ju romve asnjehere s'ka paguar taksa... shumica e ju romve as qe doni t'ja dini per t'u integruar ne shoqerine TONE! perderisa qe nga koha e koheve e deri tani keni ngelur ende neper baraka... Shumica e ju romve as qe e koncepton fjalen prone private! Dhe madje permend'ni fjalen qytetare. Dhe e fundit, shumica e ju romve jeni kontigjent kriminal, hajdute!

Nga disa barake... fillojne dhe pretendime "nuk duam t'shkojme n'Sharre"... "ne duam nje ambjent ketu ne Tirane"... "duam drita ne, duam dhe uje..." (M'fal po a s'jetonit ne ca baraka?! o.O?! kishte drita atje?! Uje?! Apo "T'i rrisim kerkesat tani sa ka vemendje se ku i dihet...")

T'me thote ndokush cfare kane keta me shume sesa te pa-strehet e tjere qe shumica e ketyre gjerave qe permenda i kane (dmth taksapagues, persona te identifikueshem, te integruar ne shoqeri!) dhe ende nuk kane gjetur nga Shteti nje cati ku t'fusin koken... Shume e thjeshte s'kane nje lekure me ngjyre me t'cilen t'justifikohen per c'do gje!

Submitted by Gio (not verified) on

Ne komentin tim nuk ka asnje shpifje e sharje por vetem thirje per veprim e zgjidhje te plageve qe shtegetari albatros nuk i njeh.
I nderuar "albatros" vazhdo i qete shtegetimin tend sipas zgjedhejs se lire qe ke bere vete.
Ndersa luften kunder dhunes se korupsionit e pa drejtesise do ta bejne ata qe e vuajne ne realitetin shqiptare te cilin "albatrosi" nuk e njeh aspak sepse ne Shqiperi kthehet vetem per te pushuar.
Pushime te mbara kudo qe shkon.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.