Braçe: Të hetojmë korrupsionin kriminal, për këtë na votuan shqiptarët! Dhe drejton gishtin për aferën e fundit të Presidentit Nishani

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar hetimin e presidentit për korrupsion në lidhje me dekretin për kalimin e SHQUP-it nën pronësi të PD-së.
“Media raportoi ditë më parë se familja e presidentit ka interesa të drejtpërdrejta ekonomike, pronësore në atë godinë, që duhet të mbesë bosh sa më parë. Nëse kjo provohet, atëherë presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi parlamentar për korrupsion. Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë. Kjo histori duhet të hetohet me çdo kusht”, thotë Braçe.
Më tej Braçe thotë se me pronat e ushtrisë është bërë një masakër e vërtetë, duke nisur që nga pronat e klubit sportiv Partizani, nga të cilat përfituan edhe familjarët e Berishës.
Maxhoranca e re nuk duhet të kompleksohet nga akuza në mbërritje të kësaj bande për gjoja revansh ndaj institucioneve. Kur drejtuesit e institucioneve shkelin ligjin, kushdo qofshin, duhen hetuar. E nëse faji provohet, duhen ndëshkuar. Tani është koha. Për këtë na votuan shqiptarët, përfundon deputeti socialist.
Zh.
Comments
Ky njeri qeshark duhet te
<p>Ky njeri qeshark duhet te hiqet menjehere nga posti I pamerituar I presidentit sepse eshte turpi I shqiperise ….ai ne bashkepunim me familjaret e gruas se tij me mbiemer kosova kane bere baterdi ne pronat e qytetareve durrsake e tiranas, duke fallsifikuar e tjetersuar pronat e tyre e duke jua grabitur pa iu dridhur dora. Ne fillim te hiqet nga prresidenca e pastaj te hetohet per te gjitha pronat e grabitura, si ne rastin e fundit me Shtepine e Oficereve. Fisi I gruas se tij nje tufe me idiote e hajdute u trimeruan tani sepse I shebenin se bashku me kete te semure qe kemi president I shebenin sali berishes dhe ky kriminel, sali berisha I cili per te qendruar ne pushtet shiti shqiperine sa tek arabet e sa te greket e serbet, nuk e kishte fare problem t’i linte dore te lire ketyre hajduterve te benin c’te donin me pronar e te tjereve ne durres e tirane. Uroj qe qeveria e re ne fillim te pastroje gjyqesorin e pastaj t’a nise me keto hajduter e filli do t’a coje sigurisht deri tek superstrumbullari I te gjitha pislliqeve qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre viteve, do t’a coje te krimineli sali berisha I cila me doemos duhet te jape llogari per kasaphanen dhe baterdine e bere ketu me pronat e me cdo gje tjeter.</p><div class="reply"> </div>
Add new comment