Cinizmi i Ministrisë së Punës: “Çështja rome po përdoret për qëllime politike”. Qëllime politike... pas zgjedhjeve?!...

Jeni prekur nga krimi ndaj romëve?
Ministria e Punës, ajo që do duhej të ishte përkujdesur për “shanset e barabarta” të tyre, nuk është prekur fare, madje, del dhe pa pikën e turpit deklaron se po përdoren për qëllime politike!!
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i kabinetit të kësaj ministrie, Kleves Bitro, apeloi dje ndaj institucioneve publike dhe ndaj mediave, “që të mos shfrytëzojnë komunitetin rom dhe kauzën e tyre për qëllime politike”.
Lind pyetja, “çfarë qëllimesh politike, z. Zëdhënës?” Nëse zgjedhjet mbaruan dhe ju jeni në opozitë, cilat na qenkan këto qëllime politike?
Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sequi, rikonfirmoi se “zgjidhja e çështjes së integrimit të komunitetit rom është një ndër 12 kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin e saj në Europë”.apo edhe Sequi kishte qëllime poltike?
k.c.
Comments
Une per vehte nuk jam prekur
<p>Une per vehte nuk jam prekur se u preka aq shume 6 muaj me pare kur shteti nxorri ne rruge pa i dhene asnje mundesi strehimi shume familje te qytetit tim te cilet jo per faj te tyre ndodheshin ne prone private sa qe keqardhjen me rekomandim qofte edhe nga perfaqesues te EU qe po na servirni ju keto dite e perbuz .</p>
Po ja psh. a ka qellimi
<p>Po ja psh. a ka qellimi politik nese po harrohet (me apo pa qellim) qe lejen e ndertimit per ate vend e ka dhene Edi Rama, a do te kete menduar valle ai per fatin e romeve, apo meqe eshte ne mes Delijorgji eshte me mire t'i faturohet kjo gje Sali Berishes ne ikje? Tani me qeverine e "rilindesve" romet kane per te pasur sigurine e shanseve te barabarta, le te vrapojne edhe ato qe te dergojne cv-te e tyre se Rama me siguri do t'i therrase si keshilltare.</p>
Add new comment