Shënim: Mbi ca foto të pathyera nga Ministri Zhiti

Shkas për këtë shënim u bë një ngjarje periferike, reagimi i Ministrit të Kulturës Visar Zhiti ndaj fotove të paraardhësve të tij në Minsitrinë e Kulturës (http://respublica.al/artikuj/2013/08/14/a-mund-te-thote-nje-...). Zhiti, në prani të medias i ka thënë një ish të përndjekuri politik që po të dojë të marrë e t'i thyejë.
Personalisht, mendoj që Zhiti është një nga personat më të “hajrit” në qeverinë në ikje, që gjithsesi mbetet qeveria që i la të digjen ish të burgosurit e grevës së urisë.
Për sa i përket rastit në fjalë, në momentin që njeriu merr një post (e aq më tepër post të lartë) pushon së qeni një shkrimtar, dhe është thjesht një zyrtar që mban përgjegjësi për postin dhe për çdo veprim e çdo fjalë që nxjerr nga goja.
Mua më duket e papranueshme që një ministër të shprehet në publik në mënyrë të tillë emocionale, sikur po flet për fotot e studios së vet.
Kjo nuk do të thotë që unë personalisht po mbroj fotot e Ramiz Alisë apo të Bedri Spahisë. Dhe nuk ka lidhje as me vuajtjet e të burgosurve, ndaj të cilave unë jam i ndërgjegjshëm e mjaft i ndjeshëm. Por, unë besoj se gjykimi i këtyre figurave do duhej të ishte proces publik, i gjatë, pa emocione e keqpërdorime politike. Atë s'mund ta bëjë një ministër në 2 minuta raptus.
Për momentin, pavarësisht vuajtjeve të të burgosurve politikë, nuk ka asnjë vendim të qartë politik a juridik, madje as gjykim përfundimtar historik apo moral, të ndalojë varjen, p.sh., të Ramiz Alisë në mur. Për fat të keq.
Fotot e Ministrave të Kulturës janë vënë dhe lënë aty nga Ministrat paraardhës, shokë partie e qeverie të z. Zhiti. Nëse z. Zhiti ka një mospëlqim ndaj vendosjes së tyre në muret e Ministrisë, mund ta kishte konsumuar publikisht që kur u vunë, ose, më e pakta, tani që është ministër.
Marrja e thyerja e tyre, është një qendrim prej poeti, po jo prej zyrtari.
K. Cukali
Comments
Koloreto, e di si thone kesaj

Koloreto, e di si thone kesaj tendes? U mbors mali e polli nje mi. Ti ben lojra fjalesh. Ti thua "foto e Ramiz Alise nuk duhet te jete atje, po ama ministri mos te thote gje fare". O Koloreto, Visari vetem ka folur, vetem ka foluuuur, pra ka thene qe ato foto nuk meritojne te jene aty. Kaq ka bere. Ti reagon sikur ai i ka thyer vertet. Futja kot or burre, i thone ketij muhabeti. Mana per trahana.

Eduard, Zhiti mund te kishte

Eduard,

Zhiti mund te kishte marre vendim për ti hequr ato fotografi, dhe kjo ishte ne kompetencat e tij, nqs ai e shikonte te aresyeshme, por qe si minister te flase ne ate menyre, te nxise akte dhune brenda institucionit nga njerez qe nuk punojne atje, kjo nuk i falet, sidomos Zhitit. Me vjen keq te mendoj se ne keto pak muaj ka mesuar padashur gjuhen e sale harbutit. Per mendimin tim, ai as duhet te kishte pranuar kete pozicion qe ju dha per te mbyllur gojen e te persekutuarve qe po ngrinin zerin ne ato kohe qe ne qeveri persekutuarit nuk jane te përfaqesuar, kur dihej qe do te ishte nje pozicion prej disa muajsh. Nuk e njoh, por me duket si njeri me integritet, dhe nuk duhet ta kishte ulur dinjitetin te pranonte nje detyre qe ju dha sa per te lare "mekatet" e PD-sa.

Nje gabim nuk shlyhet duke E
Nje gabim nuk shlyhet duke E shpjeguar ate. Mjaft te thuash qe e kisha gabim qe gjykova shpejt dhe pa kontekst dhe kaq.
Po i them njeri i veshtire,

Po i them njeri i veshtire, se nuk e njoh per narciz Koloreton. I veshtire se mbahet me te madh, prandaj behet i veshtire. I veshtire se nuk duron kritike dhe, kujton se zhvlehtesohet. Te gjithe jane kalores, dhe ne jemi kembesoret qe i hapim krahun e duhet te thithim ajrin qe leshojne turbulencat e kalerimit te tyre dhe, me shume se te kalerimit, te pordheve te kalit/shkrimit e te kalorsit. Dhe zemerohemi. Dhe bejme komente te qortueshme, dhe gelltisim zemerimin e bashke me te dhe manipulimin e ne komentin tjeter shkruajme frustacione, po jemi me te sinqerte ne ne kritika se sa nje mendim i perpunuar qe servirin kalorsit per manipulim. Ky eshte fati i yne dhe i atyre ose me sakte keto jane mardhenjet tona; te gazetarit dhe lexuesit. Ky eshte arti i komunikimit, kjo ure qe sapo ndertohet i hiqen guret me rrymen e pare dhe ne nuk komunikojme dot. Nuk komunikojme se mungon profesionaliteti i shkrimit, mungon dashamirsia e shkrimit, nuk mungojne manipulimet ne shkrim, mungon e verteta, dhe mungon eleganca si nga ana jone po dhe nga autoret per te pritur kritiken. Me siper meje shkruhet se do te ishte me thjeshte e bukur ta kishit pranuar qe ishit gabim dhe kaq. Do te ishte shume bukur, magji, kulture dhe do te lartesoheshe koloreto dhe jo justifikimi qe rrenojne uren e komunikimit. Po seshte e thene qe te ndertohen ura te tilla... dhe ne jemi ne dy anet e bregut duke shenjestruar...

Z. Zapbone Nuk besoj se ka të

Z. Zapbone

Nuk besoj se ka të bëjë me të qenit "i vështirë" a tjetërsoj.

Por, të jeni i sigurt që nuk kam turp të pranoj gabimet e të kërkoj ndjesë. Por, nuk është ky rast. Në rast se nuk e kam përcjellë dot idenë, po ju risqaroj se tema që unë desha të ngacmoj ka të bëjë me procesin e vlerësimit të figurave që mbajmë në fotot zyrtare. Dhe nëse dikush do e thyente një foto në atë përkujtimore, nuk do ndryshonte shumë nga tema. Sa për Ministrin, besoj se një njeri që mban një post të tillë artikulohet me kujdes. Të përndjekurit nuk kanë nevojë të thyejnë foto. Ata kishin nevojë të mbështeteshin atëherë kur digjeshin në shesh, e punë-dhënësi i z. Zhiti. i trajtoi si fundërrina.

Në një vend perëndimor, fraza të lëshuara kështu pa kujdes, do kishin ngritur stuhira në media. Por, në mbrojtje të Z. Zhiti, duhet të pranoj ka kolegë të tij rreth tryezës së Këshillit të Ministrave që kanë bërë krime shumë më të mëdha. Ndaj e kuptoj që shumë lexuesve u duket sikur asgjë nuk ka ngjarë. Fundja, ka të tjerë që vrasin, e nuk merren me foto.

K. C.

Zoti K.C. Here tjeter bej

Zoti K.C.

Here tjeter bej citimet te plota dhe jo gjysmake se na bere te bejme komente te gabuara. E plote thenia e Zhitit eshte:

“Bashkohem me shqetësimin tuaj. Këtu përballë kam profesorin (Agim Musta) të cilin e ftoj të marrë e të thyejë cilindo portret këtu përpara. Por kjo është historia dhe ne do t’i durojmë. Nuk i kemi vënë aty as për mirë e as për keq, por si dëshmi që kanë drejtuar kulturën shqiptare,”

Mendoj se Zoti Zhiti eshte treguar mjaft i mprehte ne pergjigjen e tij. Sa per pranimin e tij te atij posti i qendroj komentit tim te meparshem.

Zoti C.K.

Nuk eshte profesionale te shkruash nje artikull e te mos i referohesh plotesisht te thenave, por te te perdoresh vetem nje pjese te asaj te thuhet per te provuar cfaredo qellimi qe keni. Ne si lexues mendojme se ne kete gazete tregohet profesionalizem dhe besojme ato qe shkruhen dhe pergjigjemi. Nuk duhet te na beni qe here tjeter te verifikojme burimin e atyre qe citoni.

Koloreto,je sakte,por

Koloreto,je sakte,por sidokudo edhe ne forume ka akoma fisheke te pashkrehur qe mezi presin te shkrepin qorrazi.V.Zhiti eshte njeriu me i hajrit i ketij kabineti e ndoshta u ka bere qejfin ndoca te perndjekurve,mendoj nje lapsus momental,qe eshte shpejtuar ta korrigjoje ne çast me ato fjale qe ka thene.Le te hamendesojme qe neser do vije minister kulture nje socialist qe ka alergji fotot e paraardhesve dhe mbase vete V.Zhitine qe do jete ne rreshtin e fotove ne mure.Te beje dhe ai tifozllek me ata qe duan te thyejne fotot?Pra,ketu gjykohet koncepti dhe jo ngarkesa emocionale.S'e kuptoj,kush thenka qe je gabuar duke shikuar keto gjera?Te tere forumistet dhe gjithe shqiptaret e kafeneve sugjerojne qe duhen shikuar gjerat e medha,"problemet kryesore",atje"ku behet nami",ndersa harrohet se te gjitha gjerat e medha dikur kane qene te vogla,por nga pavemendja dhe indiferenca ato zmadhohen dhe bejne tragjedira.Ndonjehere kane nisur luftera civile per nje foto apo per nje blasfemi;duhet bere kujdes nga njerezit e shtetit,qe per hir te idealit te madh te harmonise te predikojne paqen,faljen dhe mirekuptimin.E di çfare?Une mbaj mend qe kur Obama erdhi ne pushtet mbajti ne detyren e sekretarit te Mbrojtjes ate qe kishte administrata Bush.Nese Rames do ia kerkonte nje shembull te tille si"standart"BE,OKB-ja e tere ato organizmat e burokrateve euroatlantike,mendoj se i vetmi qe do ia vlente do ishte pikerisht vetem Visar Zhiti.

"Nuk ka thene ndonje gje

"Nuk ka thene ndonje gje fyese,biles ka shpjeguar qendrimin e tij si njeri brenda kornizes se ministrit.Ajo tjetra tha harbutshe te shklynin zhelat te gjalleve,Zhitit edhe per fotot eshte treguar shume me komprensiv."

Tashti o rezik publik: "O vil e ma, O dhit e ha."

anonim,po,imja eshte dhe kjo

anonim,po,imja eshte dhe kjo ne thonjeza,qe rimon me komentin lart;une per vete kam respekt per poetin Visar Zhiti;Mendoj qe nuk ka fyer njeri,por sakte eshte dhe Koloreto kur gjykon qe ne poziten e ministrit personi duhet te jete me i vemendshem.Nuk eshte e thene qe po nuk fyeu eshte ne rregull,edhe me mosveprim ndonjehere bejme faje qe nuk na falen.Kete shprehjen popullore ne fund mbaje per vete,se nuk t'a kam borxh.

Koloreto eshte hera heres i

Koloreto eshte hera heres i keq-kuptueshem, si tere vlerat e mevetshme.

kete e ka ndjere edhe Zapbone, madje edhe une qe jam larg ketyre gjojnave!

Koloreto jo rralle na e ka "rrembyer" levdaten, por ta merr mendja qe "i gabueshem" si tere humanoidet eshte,

edhe ai! Jam i sigurt, eshte gati t'i pranoj edhe gabimet, por ka frike mos nuk tingellon shqiptar mes shqiptareve!

Psh, kur merr ne mbrojtje Grevistet e Persekutuar, nuk di pse gati gati i quan ata "te persekutuar tipik", kur te

tille nuk ka. Pse jo, edhe nje ish-Burrelas, ka te drejten e paqortueshme te votoje dhe inspiroj e te punoje per Te Majten (aq me shume kur ne krie te se Djathtes eshte Berisha!)

Visari nuk eshte kurre nga ata burra qe "thyejne" korniza! Edhe ne burg, kot e kane futur, edhe demokrat,

kot se koti quhet...dhe Koloreto ka te drejte: Te tjeret i Bejne Krimet, nga ata qe jane dhe ca te tjere qe do jene,

rreth tavolines se kryeministrit. Visari eshte thjesht nje viktime qe as veten nuk e di cfare eshte. Po ta marrin

neser e ta fusin ne burg, sigurisht te pafajshem, do veje atje, i bindur, po t'i japin leter e pene -per te shkruar,

do refuzoj. Do t'i shkruaj ne letra cigaresh, do thote, se keshtu e kam pershkruar edhe tek Ferri i Care!

Nuk di pse une mendoj se, po t'i fitonte zgjedhjet, Berisha do ta kishte shkarkuar Zhitin!

Dhe prape, Zhiti do t'i thoshte Faleminderit. Mire qe nuk me fute ne burg!

Add new comment