Dhuna në Egjipt, vritet kameramani i televizionit britanik Sky News, Mick Deane

Televizioni britanik, Sky News ka njoftuar se gjatë përleshjeve në Egjipt krahas 40 protestuesve është vrarë edhe një nga kameramanët e këtij televizioni. Sipas Sky News, Mick Deane, është vrarë gjatë përcjelljes së dhunës që ka shpërthyer sot në Kajro, kur forcat e rendit kanë nisur heqjen e dy kampeve të përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane. Udhëheqësi i Sky News, John Ryley, e ka përshkruar atë si një ndër më të mirët e kameramanëve. Mick ka punuar për Sky për 15 vjet, me bazë në Washington dhe më pas në Jerusalem. Ai ka qenë pjesë e ekipit që raportonte për ngjarjen në Kajro. Në faqen e internetit të saj, Sky News ka raportuar se pjesa tjetër e ekipit është mirë dhe nuk është lënduar.
Zh.
Comments
Me te vertete fatkeq.Dihet,
<p>Me te vertete fatkeq.Dihet, gazetaria e vertete eshte nje pune me rrezikshmeri te larte. Dhe ta krahasosh kete me lajmet qe prodhon gazetaria jone, duke ndjekur nga zyra facebook-un e zotit Berisha!!!</p><p>Sidoqofte, te mos e krruaj edhe une aq shume, sepse kot nuk ka dale ajo shprehja "hajde moj bela dhe krruam aty ku me ha'.</p>
Add new comment