Arsimi Universitar: Fak. Ekonomik në UT më shumë studentë sesa Universiteti i Princeton!

Në një analizë te “Dita”, Fatos Tarifa shpjegon se pse universitetet shqiptare po prodhojnë një “bombë sociologjike me sahat”.
Bazuar mbi shifra, Fakulteti Ekonomik i UT (Univ. Tiranës) ka 10 mijë studentë, pra më shumë se universiteti i Princetonit me 7500. Por, ndërsa këtyre 7500 studentëve në Princeton u japin mësim mbi 1170 pedagogë (raporti: 1 pedagog për 6-7 studentë) në UT japin mësim 150 të tillë (raporti: 1 pedagog për 65 studentë). Ky raport, sipas Tarifës është tipik për vendet e “Botës së Tretë”.
Tarifa shpjegon se, nëse numri i diplomave të lëshuara nga Universitetet është shumë më i madh se mundësitë për punësimin e tyre, atëherë “diplomat universitare njësoj si paraja 'e tepërt', në treg krijojnë inflacion. Masivizimi përtej mundësive dhe nevojave të shoqërisë pengon edhe vetë arritjen e qëllimeve që kanë institucionet e arsimit të lartë për të formuar njerëz të ditur dhe ekspertë të fushavetë ndryshme...”
k.c.
Comments
Njeret te ditur dhe

Njeret te ditur dhe eksperte?-Te marresh nje diplome ne Shqiperi eshte me e lehte se te marresh patenten e makines; per cilesine e te dyjave deshmon qarte bilanci prej lufte i aksidenteve ne rruget e vendit; me nje ndryshim te vogel, aksidenti per shkak te diplomave nuk ndodh per dite, veçse akumulohet si mase eksplozive sociale dhe ben booom ne nje dite te bukur ne formen e revoltave te dhunshme qe e kthejne shoqerine 50 vite prapa. Fareed Zakaria me te drejte predikonte para se revolucionet arabe te beheshin realitet: Perqindja e larte e te rinjve ne nje shoqeri, e kombinuar me papunesine masive, e kombinuar me nje sistem qeverises te korruptuar dhe ku mungon drejtesia sociale, shendrrohet me kalimin e kohes ne nje mase te frikshme dinamiti shoqeror. Historia i ka dhene te drejte, por ne nuk jemi komb qe mesojme prej saj.

Megjithese problemi i arsimit

Megjithese problemi i arsimit ne Shqiperi eshte i vertete dhe po prodhon tamam nje bombe me sahat, besoj se krahasimi nuk ka shume vend.

Princeton eshte nga univ me elitare dhe prestigjoze ne USA, me endowment fund nga me te medhate, qe mund ti lejoj vetes te kete ate lloj raporti student per profesor. Ka plot univ publike te mira, qofte ne USA qofte ne Europe qe kane numra studentesh shume here me te medhaja.

Problemi eshte te cilesia e arsimit qe marrin, jo thjesht te sa njerez e marrin.

Albi, lexo atë që nuk thuhet,

Albi, lexo atë që nuk thuhet, me këta argumenta qeveria e re kërkon të mbyllë ca Kristalra e Vitrina ( më në fund shpëtojmë nga qesharakja e groteskja të paktën ) e të orientohet drejt një sistemi alla-gjerman ku arsimi profesional ka më shumë vend dhe universitetet janë më rigoroze. Ky miku mesa duket është ngarkuar (ose vetëngarkuar) me detyrën e ekspertit

Sa për argumentin, në fund të fundit Shqiptarë jemi dhe "ekspertët" tanë ua lejojnë vetes ca gafa se na mendojnë edhe pak dele. Se ca politikanë na mendojnë krimba fare...

Loni prej betoni juridikun ku

Loni prej betoni juridikun ku e ke mbaruar ti?

Po ça juridik unë fukaraja,

Po ça juridik unë fukaraja, një copë marangozi jam.

Nuk e kisha me të keqe kur thashë se autori paraqitet si ekspert, çdo qeveri e taraf politik ka "ekspertët" e tij. Vetëm se çudi se si ky autori artikulon pikërisht tezat që paraqiti Rama në fushatë. Nuk ka gjë të keqe teza e tij, biles edhe vetë dakort jam deri diku, por të paktën mos të mundohen të na dalin si krejt të pavarur e të rënë si rrufe në qiell të pastër, se fundja marangozë jemi por nuk na ka zënë tallazhi sytë.

Më ngeci sharra në gozhdë sot dhe thashë të lexoj gazetat, kur pashë se nuk kish gjë të re.

Add new comment