Një faqe e bardhë për "lajmet nga Himara"?

Postuar në 13 Gusht, 2013 18:27

Gazeta DITA që njihet për kopertinat e saj shpesh provokative ka gjetur një zgjidhje vërtet origjinale për të raportuar incidentet në Himarë. Në faqen e parë  të Ditës në numrin e së martës, ndër të tjera anonçohej edhe një titull: “Një mesazh i rëndësishëm për Agimin e Artë – Lexoni në brendësi). Në brendësi, ishte një faqe që përmbante vetëm një kolonë qëndrimi redaksional dhe pjesa tjetër e faqes ishte krejtësisht e bardhë me një shënim në qendër të saj, ku apeloheshin mediat e tjera t’i injorojnë lajmet me Agimin e Artë. (Në foto, pamje nga faqja e brendshme e Ditës) – a.n.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Prej kohesh nuk e kam pertypur faktin qe "nacionalistet" shqiptare te te gjitha ngjyrave( perfshire ketu se fundi edhe ate me maskarain me emrin Sali) marrin flake si pushka e jevgut me ca te papune greke.

Do te isha i pari nder shqiptaret qe do te dilnin ne nje proteste te organizuar  nga nje shoqate atdhetare(??) apo pas nje apeli nga politikane,gazetare apo artiste me integritet mjafton qe ne horizont mos te shfaqen hijet e sharlatanizmit sorrak te tipit Kreshnik Spahiu ..... Me qe ra fjala me kete "Taçin" e nacionalizmit shqiptar qe shet dhe blen çdo gje pa pasur koker leku ne xhep. Desh e "ndezi" flake Ballkanin me çakmak ne dore dhe me piruetat e tije nacionaliste te fushates parazgjedhore. Nuk me kujtohet se e mori seriozisht njeri nga vendet fqinje. Ose me sakte i dhane nje dacke amerikanet per faktin e thjeshte se kishte ca naiv shqiptare qe i shkonin nga pas.

Eshte e lodheshme te ndryshosh mentalitetin e nje shqiptari, greku, serbi,maqedonasi...turku, kinezi....  te keq informuar, keq arsimuar dhe mbi te gjitha i keq shoqeruar. Nuk mund te pretendosh prej tij te sillet me indiferencen e nje irlandezi apo anglezi ( le qe kur behet fjale per Atdhe keta te fundit jane prere e vrare me keq se shqiptaret me serbet) por nga intelektualet dhe mediat e vendit tim  do te pretendoja me teper nuhatje dhe finese politike para se te ndezin kashten e thare te nacionalizmit.

Bravo DITA !!!!

Submitted by edi (not verified) on

Bravo Dita!

Edhe une kete mendim kam lajmi mbi incidentin ne Himare duhet te injoruar  dhe jo tu behej publicitet kaq i madh atyre debilave....

Ne te njeten kohe policia duhet te nderhynte menjeher pas perkujtimores me arrestimin e personave te perfshire.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka gjetur nje zgjidhje te ndyre duke u larguar nga problemi (deleted) me bisht nder shale. Pa le dhe i ben thirrje dhe te tjereve. Gazete pacavure dhe manipulim i ndyre si e trajtoni lajmin ju te respublices.

Submitted by arber (not verified) on

Zgjidhje e ndyre, nuk kemi pse i themi, se nuk ka asgje te ndyre aty. As ndonje manipulim te ndyre nuk shof une ketu. Si lexues i thuajse gjithe gazetave te dites, them se ka mbajtur qendrim pikerisht nepermjet "mosqendrimit". Nuk ka asnje ikje me bisht en shale, fundja se cfare ndodhi atje e morem vesh te gjithe, nga televizionet. Eshte nje zgjidhje nepermjet "boshetise" se mbushur, nje ulerime e heshtur do thosha une, per te vepruar edhe ne kete forme. Sepse ne fund te fundit, qellimi i provokattoreve te Agimti te Arte ky eshte: Te terheqin vemendjen dhe te behen faktor nepermjet zhurmimit te veprimeve ekstreme. Media edhe mund te mos i ndihmoje ne kete qellim. Keshtu qe jam shume dakord me kete qendrim te gazetes Dita. E pergezoj dhe mendoj qe eshte nje qe ka bere histori ne shtypin shqiptar ne nje menyre shume spektakolare dhe me nje shpejtesi thuajse te pabesueshme

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.