Haradinaj “fton” PDK-në e Thaçit të kalojë në opozitë: Është në të mirë të Kosovës

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë, ka shkaktuar jo pak debate në Kosovë. Në një intervistë për “Epoka e Re”, ish kryeministri ka vlerësuar se shkuarja e PDK-së së Hashim Thaçit në opozitë do të ishte në të mirë të vendit. “Pas gjithë këtyre zhvillimeve, do të ishte shumë më e shëndetshme për demokracinë në vend që PDK-ja të dalë njëherë në opozitë, ashtu siç ka ndodhur edhe me partitë e tjera”, kanë qenë fjalët e Haradinajt. Ai ka folur edhe për postin e Kryeministrit, të cilin e lakmon prej kohësh, duke paralajmëruar se për s’do t’i kërkojë ndihmë as Thaçit e as Isa Mustafës, por qytetarëve në zgjedhje: “Janë qytetarët ata që vendosin, prandaj duhet ta presim vendimin e tyre”. Sipas tij, performanca e koalicionit qeverisës merr notë negative dhe ka premtuar se me ardhjen e AAK-së në pushtet gjendja në Kosovë do të ndryshojë.
Re.Pu
Comments
koker gomari qe s'di te flasi
<p>koker gomari qe s'di te flasi shqip</p>
Add new comment