Totozani kërkon zgjidhje për strehimin e familjeve rome, por a e dëgjon kush?

Postuar në 11 Gusht, 2013 11:37

Në një kohë kur familjet rome që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre kanë zënë vend në trotuarin e rrugës pranë vendit ku do të ndërtohet një kompleks pallatesh, Avokati i Popullit, Igli Totozani vijon të lëshojë thirrje në mbrojtje të tyre. Por, a do ta dëgjojë kush? Ai u ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale që të marrin masa urgjente për sistemimin e tyre. “Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekese për këto familje si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm në respekt të standardeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, është shprehur Totozani. Duke i rikujtuar qeverisë shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturorë, ratifikuar ngë Shqipëria në 1991. Por, deri më tani, askush nuk ia ka vënë veshin thirrjeve të tij.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Peshku (not verified) on

<p>Cdo levizje te tij, Tostozani e ben per te dale ne media. Eshte manjak i medias. Nuk ka asgje te sinqerte ne levizjet e tij</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.