Bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se ka arkëtuar, punonjësit s’marrin pagat

Postuar në 10 Gusht, 2013 04:06

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës ende nuk ka marrë pagën e muajit korrik dhe arsyeja zyrtare për këtë vonesë është zëvendësimi i serverit qendror të thesarit të shtetit. Por, gazeta Shqip shkruan sot se gjendja me financat e bashkisë së kryeqytetit nuk janë të mira. “Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, kjo bashki ka shpenzuar më tepër para se sa ka arkëtuar në të vërtetë. Të paktën si tremujor, bashkia, e drejtuar nga Lulzim Basha, kishte shpenzuar mbi 1 miliardë lekë, por, nga ana tjetër, ka arkëtuar rreth 819 milionë lekë, rreth 30 milionë më pak se tremujori i parë i 2012-s”, shkruan gazeta. Andaj, vonesat e pagave mund të kenë lidhje edhe me këtë mungesë të ardhurash. Sipas Ministrisë së Financave, në 6-mujorin e parë të vitit 2013, më shumë se gjysma e bizneseve nuk e kishin paguar taksën e pushtetit vendor. Për këtë arsye, bashkia ndodhet në situatë të vështirë financiare dhe i duhet të gjejë zgjidhje.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ka kujt ti ngjajë, bëmë të të ngjajë diçka dinte i madhi popull kur i tha këto thënje</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.