Do të ndërhyjmë në Lazarat, thotë policia. Por, a është kjo thjesht një fazë kalimtare euforie?

Postuar në 10 Gusht, 2013 06:13

Gazeta Shqip njofton sot, nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, se shumë shpejt do të ndërhyhet në Lazarat dhe në ccdo zonë tjetër ku kultivohet hashashi, për të asgjësuar parcelat e mbjella me kanabis. Burimet e gazetës shprehen se policia është e vendosur për të asgjësuar çdo zonë që është e mbjellë me lëndë narkotike, por nuk jep detaje për operacionet “pasi janë pjesë e punës. Nëse do e publikonim, atëherë kjo do të na sillte pengesa”. Ndërkaq, grupet e punës vazhdojnë monitorimin e territorit me avionë specialë, për identifikimin e sipërfaqeve të mundshme të kultivuara me bimë narkotike në Shqipëri.

Sipas Shqip, grupet e punës vazhdojnë të jenë në terren, por operacionet e ndërhyrjes nuk bëhen me dije, pasi janë pjesë e hetimeve. Nga të dhënat zyrtare, këtë vit ka pasur një tendencë rritje për sa i përket mbjelljes së hashashit. Ka nga ata që këtë fenomen e justifikojnë me faktin se uniformat blu kanë qenë të angazhuara me zgjedhjet parlamentare e për pasojë kultivuesit kanë përfituar.

Pas shifrës së publikuar nga italianës, se vetëm hashashi i Lazaratit kushton rreth 4.5 miliardë euro, policia shprehet e vendosur për të ndërhyrë, por a është kjo vetëm një fazë kalimtare euforie?

Re.Pu

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po, do te nderhyje pasi prodhimi te jete mare nga ngastrat. Edhe pak dite dhe asgje nuk ka me ne tokat e Lazaratit. Ne punishtet e hashishit ku ai manifaktohet, nuk ja mban me hy kush.

Submitted by Albi (not verified) on

Pse jo ta legalizojme kete produkt sic ka bere Hollanda, Uruguai, de facto shume shtete te USAs?

Te taksohet e te tregtohet lirshem si cdo produkt.

Submitted by zeni (not verified) on

Burime konfidenciale nga policia e shtetit, pohojne se ne date 1 Dhjetor do behet nami ne Lazarat. Qe tu lene dhe cik kohe qe ta shesin produktin, jo vetem ta korrin. hahahahahhha

Submitted by Pirro (not verified) on

Kjo bime mjekesore po na ben me emer ne mbare kontinentin sepse cilesia e prodhimit shqiptar tashme, ka kaluar ate holandeze! Perse te shkaterrohet kjo tradite, kur ne fund te fundit flitet jo per nje droge, por per nje BIME MJEKESORE ne gjendje te kuroje jo pak por qindra semundje, pjeserisht dhe plotesisht?

Te lihet e lire, te legalizohet, te mbillet ne çdo cep te Shqiperise dhe te gjithe do te fitojne veç grupeve kriminale! Nese ne te kundert edhe qeveria Rama do te vazhdonte me prohibicionizem dhe represion policor, atehere do te mund te thuhej me goje plot qe kriminaliteti i organizuar mbizoteron sovran edhe ne kete qeveri te shpresave te medha!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.