Deutsche Welle: Shqipëria, ajër i ndotur, ujë i qelbur dhe grumbuj plehrash në çdo hap që hedh

Reportazhi është shkruar nga gazetari Johan von Mirbach i Deutsche Welle. Në të ai ndër të tjera thekson:
Plehrat shihen kudo, buzë detit, në brigjet e lumenjve, në periferitë e kryeqytetit, në portin e Durrësit apo në Shkodër në veri të vendit. Jo vetëm privatët, por edhe drejtuesit vendorë nuk veprojnë ndryshe. Ata i hedhin plehrat kudo. Madje edhe një qytet- port si Durrësi nuk ka një landfill të rregullt. Mbeturinat e më shumë se 200 mijë banorëve hidhen nëpër fusha. Derrat dhe dhitë sorollaten nëpër plehra duke kërkuar ushqim. Shirat krijojnë përrenj me ndotje që shkojnë më pas e derdhen në det. Familjet rome merren me format rudimentare të riciklimit. Ngado sheh plehra që digjen për të marrë skrapin. Ajri dhe uji është i ndotur. Në mbarë vendin ka vetëm dy landfille që plotësojnë kushtet e BE-së. Një në Tiranë dhe një tjetër në veri të vendit, në Bushat.
Por plehrat në Shqipëri vijnë edhe nga importi. Në vitin 2011, sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, janë importuar 300 mijë ton mbeturina metalike dhe 20 mijë ton mbeturina plastike për riciklim, kryesisht nga Italia. Kjo është aq sa sasia e mbeturinave që prodhon Tirana në një vit. Doganat shqiptare bëjnë vetëm një kontroll rastësor të këtyre ngarkesave.
Zh.
Comments
ALBANISTAN!!!!
<p>ALBANISTAN!!!!</p>
Thertore rrugash qe te
Thertore rrugash qe te shastisin , krere bagetishe qe shqyhen nga qener rrugash...s'po shtoj me se ishalla sa me shpejt kjo do te jete nje e kaluar ! Me e neveritshmja eshte se sa pak "njerezve"I ban pershtypje kjo gja duke fillu nga i pari(qi ka dicka ne dore) e deri te I fundit qi mundet t'pakten plehnat e veta me i cu ne vend te vet!
Add new comment