Romët, kudo të diskriminuar, por kjo nuk e justifikon qeverinë shqipare të mbajë këtë qëndrim ndaj tyre

Romët kanë jetuar në Evropën Lindore dhe në Ballkan për shekuj me radhë. Por është fakt i pakundërshtueshëm dhe i provuar se rënia e komunizmit dhe së fundmi kriza financiare globale i ka goditur romët më shumë se pjesën tjetër të shoqërisë. Është një nga komunitetet më të mëdha në Evropë që diskriminohet në mënyrën më të keqe. Dhe nuk është problem vetëm për Evropën Lindore, po të kesh parasysh dëbimet nga Franca dhe Italia. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se frikësimi dhe diskriminimi janë një përvojë e përditshme e romëve dhe jo vetëm në vendbanimet e tyre historike në Evropën Lindore. Sicc është bërë e ditur, në Hungari këto ditë është bërë një gjyq për një masakër ndaj kësaj pakice, kurse dëbimet me forcë janë të zakonshme, sidomos te ne, në Shqipëri, sicc qe rasti i para dy vjetëve te Stacioni i Trenit, që firma ndërtuese iu dogji barakat për t’i dëbuar, apo rast i këtyre ditëve, kur 30 familje rome rrezikojnë të mbeten nën qiell të hapur, pasi aty është parashikuar të ngrihen pallate të reja të të shumëpërfolurit të fabrikës së demontimit të armëve të Gërdecit, Mihal Delijorgji.
Romët, kudo janë të diskriminuar, por kjo nuk e justifikon qeverinë shqipare të mbajë këtë qëndrim, thuhet në një raport të kohëve të fundit të Amnisty International. Ndërsa drejtuesja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, ka komentuar me tone të ashpra çështjen e strehimit të romëve, për të cilën u bë alarm nga BE dhe OSBE. Sipas Ballaurit, romët po dëbohen nga barakat e tyre pasi në atë tokë do të ndërtojë Mihal Delijorgji.
Zh.
Comments
Kryeministri Mehmet Shehu pat
<p>Kryeministri Mehmet Shehu pat urdheruar ne Fier te ndertohen dy pallate per romet. Iu dorzuen apartamentet romve dhe ato prep qe prep jetojshin neper çadra ashtu siç jetojshin ne vendet e tyre te prejardhjes para se Turqia ti sillta ne Ballkan. Romet jetojshin ala turka.</p><p>Mbasi ne vendet europiane nuk jeton askerkush ala turka neper çadra, ateher ka vetem nji rruge, qe romt te braktisin çadrat vete dhe te kerkojne te marrin me qira ose ti blejne apartamentet siç bajne te gjithe qytetart europian/shqiptar. </p><p>Simbas ligjve te urbanistikes nuk lejohen çadra ne qytete.</p>
Add new comment