Bashkia e Kavajës për Bajram, një tortë 25 m të gjatë, gati sa torta famkeqe e Pavarësisë në Tiranë, por që ndezi më tepër festën

Festën e Bajramit Bashkia e Kavajës ka zgjedhur ta festojë me një element më shumëmëtë veccantë me qytetarët e saj duke servirur tortën e Bajramit, pas faljes së namazit të kësaj dite. Pastiçierët kanë përgatitur një tortë 25 metra të gjatë. Kjo ëmbëlsirë e sjellë për këtë rast ka qenë e dimensioneve jo të zakonshme. Për këtë festë ka përcjellë urimin e tij dhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që ishte edhe i pranishëm në momentin e shpërndarjes së tortës. Uroj të gjithë besimtarët e Kavajës, të gjithë myslimanëve, gëzuar Fiter Bajramin, paqe, begat dhe lumturi në familjet e tyre, uroi Elvis Rroshi.
Ndryshe nga ajo e Tiranës në 100-vjetorin e Pavarësisë, që u shpërdorua në mënyrën më të turpshme, torta e Kavajës u nda dhe u shijua nga të gjithë qytetarët, besimtarë myslimanë apo edhe të feve të tjera.
Zh.
Comments
... dhe keshtu bashkia e

... dhe keshtu bashkia e kavajes hyri ne histori per kulturen dhe traditen e saj. elvis rrroshi beri ate qe nuk e bene te tjeret. kavaja u be krenaria e shqiperise dhe e shqiptarve ngado qe jane. tani te gjithe thone torte si torta e kavajes ...

RP-ja tani edhe tortat po na

RP-ja tani edhe tortat po na i ndan ne te mira dhe te keqija dhe biles po u jep edhe tesera partie. Gjynah qe s'kishim Elvis Rroshin qe te na menaxhonte torten e Festes Kombetare. Ngjyrosjen e tortes do e kish marre persiper vete Piktori. Edhe Populli Qeveritar do kish qene me i permbajtur nen udheheqjen e drejte te bijve te tij, te cilet do ua kishin care rrugen per tek torta me shpate ne dore. Partia do e kish permbushur edhe premtimin e saj, se te tere do ta hajne torten me luge floriri. Gezuar Rroshin dhe Piktorin.

Meqe ra fjala: "... torta e Kavajës u nda dhe u shijua nga të gjithë qytetarët, besimtarë myslimanë apo edhe të feve të tjera ..." Ka mbeshtetje empirike ky pohim? Pak si teper pohim absolut, per te pretenduar se cdo qytetar (vetem i Kavajes, apo i gjithe Shqiperise, botes?) ndau (???) dhe shijoi (te sigurt qe ndonjeri/njera nuk e shijoi dot, thjesht per mungese shijeje te tortes ose mungese proteze te qytetarit ose prej sheqerit te larte; arsyet politike te armikut s'po i quajme). Po kete "besimtarë myslimanë apo edhe të feve të tjera" e keni te provuar, apo e keni shkruar sipas zakonit qe cdo gje qe ka te beje me fene duhet te paraqitet si nderfetare (torta Bajrami per te krishteret, veze Pashke per myslimanet)?

Nejse, ndoshta kuptimi i reportazhit nga rrethet ishte me i ceket dhe kishte qellim thjesht te perhapte optimizem dhe shprese per me shume begati dhe realizime ne planin e ardhshem katervjecar. Ne kete sens, gezuar Bajramin Zh. dhe mot me nje torte te larte sa malet. Ore po per Kurban Bajram cfare ka planifikuar Rroshi? Se mos na beje ndonje procke?!

ene shajini kavajesit po te

ene shajini kavajesit po te doni...

e paskan ngrene me pellembe

e paskan ngrene me pellembe kavajsit omelsinen

Fjala bie o respublica, sikur

Fjala bie o respublica, sikur te kishtir shkruar 2 rrjeshta urim per muslimanet me rastin e Fiter Bajramit valle cfare kostoje do kish patur? Kushtone shume apo jo? Apo eshte e ndaluar me bere nje urim te tille....

Add new comment