Më mirë Turqia se Kina, thotë Tarifa (për partneritetin)

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:06

Sot, Dita ka analizuar përmes ish-diplomatit Fatos Tarifa opsionin “Turqi”si partner strategjik për Shqipërinë. Në artikullin e gjatë, Tarifa analizon dhe vlerat e Turqisë përkundrejt Kinës, madje duke e vlerësuar si “demokratik”.

Ja pse na duhet Turqia:

“Kina është një vend i fuqishëm dhe i rëndësishëm, por për Shqipërinë është larg. Për më tepër, Kina nuk është një vend demokratik.  Shumë më afër se Kina, madje në të njëjtin rajon mesdhetar e ballkanik me ne, është Turqia. Ky vend demokratik është po ashtu i fuqishëm dhe i rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit, për rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Qendrore (të cilët, sipas Brzezinskit, mund të bëhen “Ballkani i nesërm global”), si edhe për vetë Bashkimin Europian.

Më tej:

...Me popullsinë e saj 74 milionëshe dhe shumë të re në moshë (...) në mes të këtij shekulli popullsia e Turqisë do të jetë më e madhe se popullsia e Francës dhe e Anglisë, të marra së bashku, me tregun e saj (një ndër dhjetë tregjet më dinamike në botën e sotme), me shkallën e lartë të rritjes së saj ekonomike (një ndër ekonomitë që do të njohë rritjen më të madhe në 50 vitet e ardhshme, sipas një raporti të kohëve të fundit të OECD-së), me sistemin e saj demokratik, me ushtrinë më të madhe (pas Amerikës) ndër të gjitha vendet e NATO-s, me pozitën gjeografike dhe influencën e saj shumë të madhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, Turqia është një vend që meriton një vëmendje shumë më të madhe se deri më sot nga politika shqiptare.

Me sa duket po merren të gjithë me vlerat e Turqisë (përkundrejt e në krahasim me Italinë/Greqinë), e askush me pyetjen, se çfarë kemi ne për të ofruar? Dhe, a ka Shqipëria fuqinë të zgjedhë, apo “ta zgjedhin”?

k.c.

i plotë:

http://gazetadita.al/08-gusht-2013/

Comments

Submitted by gj (not verified) on

Shume interesante mendimet e Fatosit. Te kthesh qafen e te shohesh drejt Turqise eshte me mire sesa te shohesh nga Kina. Ne fund te fundit edhe gjuha turke eshte me lehte e asmilueshme sesa kinezçja. Me siguri Fatosit do t'ia kete thene kete personi qe kujdeset per dreken e Erdoganit, dhe Fatosi njekohesisht do e kete pyetur nese e njeh X-in apo Y-in, ndersa ai i eshte pergjigjur se;  "i njeh".

Submitted by raimondi (not verified) on

Tarifa me keto qe thote per krahasimin midis Kines dhe Turqise , tregon se eshte nje diplomat Sharlatan....Kina eshte tamam vend per te pasur maredhnje ne aspektin e investimeve,  , dhe jo Turqia qe eshte Turqi hesapi megjithate...,,megjtihate nuk mund t e behen krahasime me mire ky se ai       Maredhenjet behen me te gjithe ndersa ne lidhje me biznesin , me Kinen ben biznes qe mund te fitojme edhe ne nga investimet e tyre te fuqishme dhe suoper moderne, sidomos ne infrastrukture moderne dhe ne pjese te industrise minerare, dhe te industrive t etjera _-Ndersa nga investimet me Turqine fiton vetem Turqia...

Submitted by fundi perralles (not verified) on

Koloreto, mos bej idhnakun.

" Cfare kemi ne per te ofruar?"- Po ato qe iu ofrojme te tjereve, ato qe i ofrojme Italise, greqise, shba, kines, ..kujtdo.

Ne te bejme zgjedhjen qe na intereson me shume, kjo ka rendesi. Po pse ore mik, Greqia do jete ylli yne , ata katnaret mesjetare te Athines qe kane dale e lypin gjithandej. Po synuam Greqine , si Greqia do katandisemi.  Boll me politika matrapazesh qe nuk shohin pertej hundes se tyre.

Ed Rama, guxon, Perpiquni ta kuptoni . Mos u beni te gjithe terse si Josephinaaa..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.