Artan Hoxha: “zgjedhjet 2009 dhe 2001 më të mira se ato të 2013”

Në një analizë të gjatë të fotografive të shifrave të votimit nga 2009, 2001 e 2013, Artan Hoxha në një shkrim te Panorama mbërrin në përfundimin se zgjedhjet e 2009-s dhe ato të 2011-s (në Bashkinë Tiranë) mbeten më të mirat.
“Sistemi i votimit, i numërimit dhe i ankimit, si një i tërë, ka funksionuar për bukuri dhe ka qenë i aftë të nxjerrë rezultat të pamanipuluar edhe në rastet e diferencave tejet të ngushta si ai në zgjedhjet 2009 dhe ai në zgjedhjet 2011 në Bashkinë Tiranë, e jo më në zgjedhjet 2013, ku diferenca e gjerë e bënte administrimin mjaft më të lehtë dhe mëkat që u njollos për “pesë pare spec” në 10 kuti në Lezhë nga opozita. Nga ky këndvështrim, zgjedhjet 2009 dhe ato 2011 në Bashkinë Tiranë mbeten më të mirat, ndonëse më të kontestuarat.”
Më tej, ai shpjegon rezultatin e 2013 si një “tejzgjerim të avantazhit përmes votës që jepet për motive të dobëta jopolitike dhe joideologjike e që joshet me mjete të forta jopolitike e joideologjike, e përdorur gjerësisht dhe me efektivitet nga PS, LSI dhe disa prej të vogla e periferike të tipit “Uo të ka lali xhan…”.”
Duke konsideruar blerjen e votës si një mjet për të krijuar diferencën e fituesit (2013) ai parashikon vështirësi për zgjedhjet e ardhëshme, pasi “çështja me të vërtetë e vështirë mbetet blerja e votës, që në fakt nuk kushton kush e di se çfarë. Sa për ilustrim, me një çmim, gjerësisht të përfolur, prej 50 eurosh për votë, 50 mijë vota – mjaftueshëm për një parti kryesore – mund të blihen me 2.5 milionë euro dhe 5 mijë vota – mjaftueshëm për një parti të vogël periferike – me 250 mijë euro.”
k.c.
I plotë:
Comments
Qe je shejtan budalla z.
Qe je shejtan budalla z. Hoxha, kjo dihet.
Llogarine beje me 1 milion vota te blera e 50 000 mije leke vota. Shuma del 50 miliard leke.
Apo do ta besh me 320 000 vota qe ishte diferenca mes te majtes dhe te djathtes.
Del nje shume prej 16 miliard leke. Cila parti i ka keto leke. Duhet i gjithe buxheti i Shqiperise.
Ja pra qe votat nuk jane blere nga opozita. Nga PD ja po. Sa kv oriz, makarona vaj, shperndate. Gazmend Dibra psh. Po, naa, kete do marin, sic tha ajo plaka...
Pra rezultati ishte i deformuar. Duhet te ishte me i thelle ne favor te opozites.
Një njeri i pa ftyrë dhe një

Një njeri i pa ftyrë dhe një lëpirs i përkryer

Faleminderit Respublika qe na

Faleminderit Respublika qe na kujtoni se ne keto dite te nxehta ka akoma ne treg burra prostituta! Zoti na i ruajt ne media dhe nuk na i sjell kendej nga plazhi...

Hipokrizia e ketij (deleted)

Hipokrizia e ketij (deleted) politike te sali berishes ska te sosur!. Ky (deleted) kerkon te ngelet analisti i sitemit berishist dhe vazhdon ti fry ne nje vrime fyellit !.

Artani meret me ato qe i

Artani meret me ato qe i interesojne politikisht dhe nuk nuk i shtjello fare kto pika me te rendesishme:

- Sa keq duhet ta kete drejtuar Berisha ekonomine ne menyre qe njerezit te shesin voten per 50 euro?
- Si ka mundesi qe ia vleh te paguash 500,000 euro per 1 deputet? Deputeti 15,000 euro ne vit mer si rroge?!
- PS-ja ka qendruan ne vend me numer votash. LSI-ja eshte ngritur (me blerje votash mesa duket). Dmth LSI ka vjedhur sa ka pasur qef gjate qeverisjes, pra qeveria pervec deshtimit ne ekonomi paska deshtuar dhe ne luften kunder korrupsionit?

Plehra analiste. Ne vend qe te meren me analiza qe e ndihmojne vendin ne zgjidhjen e problemeve, i bejn fresk partise. Plehra.

Ky mbeti trap

Ky mbeti trap gjithmone,spiuni i sigurimit.

Add new comment