AFP: Kufoma shqiptarësh kthehen nga Siria. Kush ua “tregoi rrugën” për atje?

Postuar në 08 Gusht, 2013 02:33

Para pak ditësh, “Zëri” botonte lajmin e një shqiptari nga Maqedonia që kishte rënë “hero” në Siri. Po dje, mediat sollën reportazhin e agjensisë AFP, që thoshte se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me rebelët në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al- Asad.

 “Shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë” shkruan AFP, referuar nga TEMA, që sjell dhe disa raste konkrete:

“Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri. Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35 vjeçarit mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do shkonte të punonte në Turqi.”

“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Asad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40 vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri.

Sa mund ta kuptojnë shqiptarët e fshatrave shqiptare realitetin e luftës siriane, aq sa për të mbajtur krah, e për më tepër për të dhënë jetën? Kush i “informon”? kush ua “tregon” rrugën drejt Sirisë? Kush ua mbush mendjen? Dhe për më tepër, si?

AFP vëren se familjet e të rënëve, por dhe autoritetet shqiptare refuzojnë të flasin për fenomenin.

k.c.

(në foto, shqiptari nga Maqedonia i vrarë para pak ditësh, Sami Abdullahu)

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>mercenarizmi eshte profesioni me i vjeter ne bote.Dikur shperbleheshin me plaçken e zene,ne kohet e sotme per nje tufe dollare blen ushtare ku te duash.</p>

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>mercenarizmi është gjysma e të keqes!!për mendimin tim është një punë si gjith të tjerat!!(se sa e ndyn personi është gjë tjetër)POR fotografia e mësipërme nuk më duket foto &quot;mercenari&quot;!ajo më shumë të jep përshtypjen e një besimtari!!të jep përshtypjen e një njeriu që ka shkuar për një bindje e jo për përfitim material!!dhe këtu nuk ka asgjë të keqe! po qe se ky besimtar ka shkuar atje për të dhënë kontributin e tij në luftën për rrëzimin e diktaturës asadiste,prap nuk ka asgjë të keqe!e keqja është po qe se ky mercenar a luftëtar i bindur ka shkuar për të luftuar për vendosjen e ligjit fetar në drejtimi e shtetit!?kjo nuk shkon!!nuk shkon sepse nuk dua që të më ndodhë nesër në shtetin tim,nuk dua që të ma eksportojë në shqipëri o kudo që rrojnë shqiptarët!megjithëse është importuar me kohë!!këta kanë një bazë nga nisen,kanë njerëz që iu mbushin mëndjen!kanë një rrymë që i bind dhe i nis mish për top!!</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Valle shkojne per nje tufe dollare? Kush e ofron kete tufe dollaresh? Shkojne per te rene theror, deshmore? Apo e quajne vdekjen si me le? Puna mjekrash, po thone disa....

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Që të jenë mercenarë me pagesë është gjysma e së keqes por të veshë të luftoshë nën flamurin e jeshiltë kjo është një problem që duhet zgjidhur qeveria e re (se e vjetra ishte i kënaqur që ndollte një diçka e tillë) duhet të marë masa të repta për të gjithë ata që e organizojnë këtë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.