Edhe Demeti për zgjedhjet në PD: më të rregulltat që nga 1991!

Postuar në 07 Gusht, 2013 11:36

Arben Demeti, një nga themeluesit e PD, tashmë  kreu i PAD, në një intervistë për Albanian Screen vlerëson procesin e votimit për kryetar të PD-së si i vetmi i rregullt (në PD) që nga ’91-shi.

“Partia Demokratike, me përjashtim të kongresit që ka bërë në vitin 1991, i cili ka qenë një kongres i shkëlqyer e dhe sot është vështirë të mendosh si është realizuar, ku Sali Berisha fitoi aty me 2 kandidatura me votim të fshehtë, me Neritan Cekën dhe Azem Hajdarin, me meritë, [PD] në ët gjitha zgjedhjet e tjera që nga ’91-shi deri sot nuk ka bërë më zgjedhje, asnjë lloj zgjedhje, asnjë lloj votimi. Ky proces, “një anëtar një votë”, pavarësisht vështirësive ka qenë i vetmi proces i rregullt pas 1991-shit,” ka thënë Demeti.

Më tej, ai i quan të çuditshme reagimet e Olldashi and Co, me arsyetimin se “ata vetë kanë qenë pjesë apo autorë të mungesës së proceseve zgjedhore në këtë parti, ndaj pretendimet e tyre nuk qendrojnë...”

k.c.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Po ca na duhen keta "kallauze" per te na treguar "fshatin" e zgjedhjeve ne PD, ne nje kohe qe e pame te tere se c'lemeri ishte.

Megjithate, fotoja e tij me ngjalli "nostalgjine" e para 22-23 vjeteve,  kur si anetar a kandidat i PPSH-se, me idealin e nenes Parti ne gji kryesonte mbledhjet e organizates se rinise ne Universitetin Politeknik te Tiranes (Enver Hoxha i thonin atehere), fakulteti i inxhinierise elektrike.

Tung,

Blendi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.