Debati fetar në Prishtinë nuk ka të sosur: Do të lejohet apo jo shamia nëpër shkolla?

Postuar në 06 Gusht, 2013 15:37

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur kohë më parë të papranueshme bartjen e shamisë nëpër shkolla me arsyetimin se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi bazën e laicizmit, por ky problem, nën trysni të brendshme e të jashtme, ka riardhur në qendër të diskutimeve. Komisioni mbi të drejtat fetare, një komision i ngritur nga kryeministri për të bërë një shqyrtim të zgjidhjeve që i janë dhënë kësaj çështjeje në vende të ndryshme, i ka ripropozuar po kryeministrit atë që, sipas tyre, është praktikë sjelljeje në rrethana të tilla, në shumicën e vendeve të BE-së, dmth lejimin e mbajtjes së shamisë nga ana e vajzave që duan t’i mbajnë ato.

Në fakt, në Kosovë ekziston nëj udhëzim i tipit administrativ i lëshuar nga Ministria e Arsmit, që e ndalon përdorimin e shamive në shkollat tetëvjeçare e të mesme. Fjala është pra për të pezulluar, apo anuluar, këtë udhëzim, në një kohë që ekziston dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në Kosovë është i madh presioni edhe për të bërë të mundur futjen e fesë nëpër shkolla si lëndë më vete.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Pergezoj kete rekomandim te drejte te Komisionit dhe shpresoj se qeveria Thaci do e shfuqizoje shpejt udhezimin famekeq administrativ qe pengon vajzat me shami nga shkollat.

Ne fakt Gjykata Kushtetuese e Kosoves nuk ka shpallur te papranueshme mbartjen e shamise ne shkolla, por thjesht ka refuzuar te gjykoje mbi ankesen e nje vajze te perjashtuar me shami me justifikimin se nuk jane ezauruar mjetet e tjera ligjore apo instancat me te ulta gjyqesore per kete ankese. Big difference.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kjo pjedhë vetëm injorancë prandaj rinia Kosovare duhet të ngrihet në protesta të vazdushme kundër këtyre ideve që kërkojnë nëpërkëmbjen e të drejtave të femrës

Submitted by Denis (not verified) on

Me injorant se ty qe nuk di te shkruash gjuhen e memes nuk besoj te kete. Shkruhet "pjell" jo "pjedh"

Submitted by anticensurë (not verified) on

"mbajtja e shamisë" në rastin më ekstrem mund të lejohet vetëm pasi personi të ketë mbushur moshën madhore!!dmth që të jetë në gjëndje të gjykojë për vendimin e tij!!nuk mund të quhet "dëshirë" e një fëmije të fillores mbajtja e shamisë!!

për mendimin tim vendimi për mos lejimin e shamisë deri në përfundim të shkollës së mesme është e drejtë!!më pas është puna e gjithkujt në do të mbajë shami a të dalë gjysëm e zhveshur!!

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk duhet ta lene Kosoven te bjere ne doren e arabo-islamikeve fanatik. Shteti kosovar duhet te jete laik!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ha hahaha Denis kjo të shqetësohu më shmë apo ai mentalitet pjellë vetëm INJORANC

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.