Ka shpërthyer Ermir Gjinishi: Mafia politike ka shtrirë tentakulat e saj edhe në institucionet fetare, Komuniteti Mysliman është kthyer në seksion të PD-së

Teologu i njohur Ermir Gjinishi e ka ngritur prej kohësh zërin për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës. Në këtë intervistë për JAVA Gjinishi shprehet se debati rreth xhamisë së re është pozitiv. Ai thotë se duhet dëgjuar zëri i ambientalistëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e parkut, duke shtuar se kjo përkon edhe me kontekstin historik të Namazgjasë. Gjinishi shprehet se politika instrumentalizoi ndërtimin e xhamisë për interesat e saj dhe se projekti i xhamisë së re është një “ndërmarrje mafioze”.
Duke iu përgjigjur pyetjes se si i komenton akuzat për ndërtimin e një qendre biznesi, brenda territorit të xhamisë së re, Gjinishi përgjigjit: “Gjithçka që thuhet për ndërtimin e xhamisë është e vërtetë. Është një tregues i dukshëm i kapjes së institucionit fetar nga mafia politike. Mafia politike ka shtrirë tentakulat e saj dhe në institucionet fetare, për t’i vjedhur e përdorur. Zhvendosja e xhamisë për tek Namazgjaja, i hap rrugën aferave të pista për ndërtimin e dy kullave pas Pallatit të Kulturës, në vakëfin e K.M.SH-së dhe një shumëkatëshi tek Namazgjaja. Janë pleksur biznesi (partiak) politik, me pazarxhinj të veshur me xhybe. Fatkeqësisht Komuniteti ynë ka përftuar moralin dhe sjelljen më të ulët të politikës. Kjo nuk është rastësi. Askush nuk e di realisht ç‘bëhet te Namazgjaja, s’ka projekt, s’ka leje, s’ka transparencë. Gjithçka është mbajtur e fshehur ndaj publikut dhe besimtarëve. Nuk ka asnjë firmë apo kompani që po merret me ndërtimin e xhamisë. Është hapur një gropë që nuk dihet kush e hapi. Komuniteti ka rastin të largojë nga vetja një pjesë të këtij turpi dhe t’i tregojë opinionit kush është ai qeveritar që preu pemët dhe hapi atë gropë. Të paktën kështu ka premisa t’i rikthejë vetes një pjesë të dinjitetit të humbur”.
Zh.
Comments
Gjinishti nuk thote te

Gjinishti nuk thote te verteten.

Ne Shqiperi nuk ka prone turke,arabe apo turqish dhe arebesh.

Gjith Shqiperia eshte prone e Shqiperise dhe shqipetareve.

Nje xhami mesjetare qe eshte ne plan te ndertohet ne mes te Tiranes.

Nje xhami e shemtuar,qe do ndertohet ne te vetmin vend te gjelberuar ne qender te Tiranes.

Nje xhami qe do jete nje monument i fese me idiote ne bote.

Nje xhami qe nuk do sjelle asgje te mire per popullin shqipetar,pervec injorance dhe shkatrim.

Nje xhami qe do shdroje Shqiperine ne nje shtet te botes se katert.

Namazgjaja eshte prone e

Namazgjaja eshte prone e komunitetit musliman, ti po deshe mos e beso kete lajm. Eshte lajm i konfirmuar ne zyrat e kadastres. Shtepia ime eshte prone e imja dhe shtepia jote eshte prone e jotja, dhe jo e gjithe lagjes. namzgjaja eshte komunitetit musliman , dhe komuniteti ka te drejte ta perdore si i pelqen.

Kisha ortodokse perdori nje lulishte qe nuk i perkiste fare, ne mes te ministrive, dhe nuk u ndie njeri. Kur te prishet kisha e ndertuar ne toke te tjetrit dhe te mbillen edhe nje here pemet ne lulishte, ndoshta mund te ndaloje edhe Komunteti Musliman ndertimin e xhamise ne toke te vet

Vleresimi yt per fene me idiote ne bote, nuk eshte vleresim i ndonje specialisti, as i ndonje profeti. Eshte vleresim qe tregon me shume per prejardhjen tende, familjen tende, shkollimin tend dhe gjendjen tende psikologjike. Per te mos folur per burrerine tende.

ik Gjinishi se le nam o i

ik Gjinishi se le nam o i gjore.

Plus, Respublica, ai nuk eshte teolog.

Ermir Gjinishi, qe u akuzua

Ermir Gjinishi, qe u akuzua per vrasjen e Sali Tivarit dhe me pas qeveria Nano e rehabilitoi dhe e fali, eshte larguar nga Komuniteti Musliman per shitjen qe ai i beri vakefeve kryesore te Komunitetit Musliman ne qender te Tiranes. Tani qe Gjinishi ka nisur te flase perseri, kete e ben se shpreson se Rama do e sjelle ne krye te Komunitetit Musliman. Por Gjinishi ka qene edhe njeriu kryesor mbeshtetes i Vehabizmit ne Shqiperi dhe per kete eshte cilesuar edhe nga grupi nderkombetar i krizave. por ne Shqiperi cdo gje mund te ndodh. Shejtani mund te behet edhe hoxhe.

Gjinishi mund te kete te

Gjinishi mund te kete te drejte per ato qe thote.

Ama ata ambientalistet skane goje te flasin sepse duket qe e bejne ne menyre te qellimte.

Ku ishin keta kur u ndertuan ato kishat ne mes te Tiranes. Dhe aty u prishen peme e u zune parqet...

Pse dolen dhe bejne zhurmuesin pikerisht tani?!

Qe KMSH te jete i qarte dhe i qete ne vendimet e veta duhet te largohet nga politika dhe te jete vetem Xhamia pa biznese tregtare brenda saj. Cdo gje duhet te jete transparente.

Shpresoj qe Myslimanet te tregojne vlerat e tyre duke qene te paanshem dhe te drejte ne veprimet e tyre.

O Muc Nano po jo cdo gje qe

O Muc Nano po jo cdo gje qe fluturon haet more analist. E para Gjinishi nuk eshte Teolog, e dyta Gjinishi eshte vete i akuzuar per lidhje me Mafien kur ka qene nje here e nje kohe ne krye te komunitetit. Or Muc

Le te mundohemi ta kuptojme

Le te mundohemi ta kuptojme lajmin: Ermir Gjinishi u akuzua per vrasjen e Sali Tivarit, kur ne pushtet ishin socialistet dhe kryetar bashkie i Tiranes ishte Edi Rama. Vrasja per arsye fetare dhe perfshirja e Ginishit ne te ishte vetem njera nga pistat, megjithese me e propaganduara ne publik. Pista tjeter, e cila nuk u be kurre publike dhe u bojkotua/sabotua nga policia dhe politika, ishte se Sali Tivari u vra per arsye se nuk pranoi te firmoste lejen e ndertimit ne pronen e KMSH, saktesisht per ndertimin e Fidel Yllit mbi tyrben e Sulejman Pashe Bargjinit perballe me ish-kinema Partizanin. E perkthyer ne kontekstin aktual kjo dmth. qe Ermir Gjinishi po i jep te drejte "ambjentalisteve" prane Edi Rames dhe Fidel Yllit, te cilet - gjithnje sipas pistes se dyte - dyshohen per dijeni ose perfshirje ne vrasjen e Sali Tivarit dhe te cilet jane perfituesit kryesore (qui bono) ose vete iniciatoret e akuzes per vrasje ndaj Gjinishit. Hajde kuptoji aleancat e pas 23 qershorit 2013 po deshe!

O muc po si gjeni vend per
O muc po si gjeni vend per palaco te tille tek respublica dhe nuk gjeni vend per nje pasqyrim dinjitoz te festes se fiter bajramit qe ju pelqen ose jo eshte festa e shumices derrmuese te shqiptareve!! Sa per gjinishin tuaj, ky tipi eshte larguar nga KMSH per VJEDHJE, pervetesim i nje apartamenti(prone e KMSH) ne zonen e trenit. Kjo eshte sa per tu nxef se ky ka bo njemijenje te zeza aty po behuni pak me serioz e mos na hapni barkun me tituj te tipit "shperthen gjinishi" ! Gjinishi eshte hajdut dhe i dyshuar per vrasje kurse ju e botoni ketu si teologu gjinishi ??!!!
Add new comment