Akuzat ndaj qeverisë ende të panisur, vijnë nga babai i korrupsionit, thotë A.Stefani

Nëse paska pasur kaq “fakte” për korrupsionin e Edi Ramës, Shkëlqim Canit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqes, Saimir Tahirit apo Erion Velisë, përse Berisha nuk e ka luftuar këtë korrupsion? Këtë pyetje shtron Andrea Stefani në shkrimin e sotëm tek gazeta Shqip, me titull “Antikorrupsioni dhe fjalët e kazanit”. Rikthimi i Berishës tek “korrupsionologjia”, tashmë si opozitar, është rimarrja e një fjalori mbi dhjetëvjeçar. “Nuk e vëmë fare në dyshim aftësinë e Berishës për të dalluar simptomat e një qeverie të korruptuar. Sepse ai, dora vetë, është babai i korrupsionit në Shqipëri duke nisur nga piramidat mashtruese e deri te skandali i përgjakshëm i Gërdecit. Një prind nuk mund të mos e njohë krijesën e vet edhe pasi ajo është rritur duke u shndërruar në një përbindësh. E megjithatë, ish-kryeministrit nuk mund t’i njohim aftësinë profetike që të dallojë e parathotë korrupsionin edhe në një qeveri që nuk ka qeverisur ende asnjë ditë. Për t’u besuar Berisha duhet të japë fakte”, thotë Stefani.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/05/antikorrupsioni-dhe-fjalet-e-kazanit-te-sali-berishes/
A.K
Comments
Shoku Andrea Stefani! Edhe
<p>Shoku Andrea Stefani! Edhe aleati i juaj shoku Ilir Meta ka patur ca fakte për korrupsion apo nuk e dinit juve? Ha,ha,ha.</p>
Nuk i sheh Stefani keto
Nuk i sheh Stefani keto pergjimet e dyshimta, Stefani flet vetem mbi fakte te konfirmuara, dmth te konfirmuara nga byroja nga merr rrogen...
Zotit Stefani i ka mbetur ora
<p>Zotit Stefani i ka mbetur ora akoma tek Berisha si alibi per te mos folur per drejtesine qe do te vere ne vend Ilir Meta, apo per 88% te investimeve qe do te kontrollojne ministrat e tij. Shume qesharak si shkrim !!</p>
Akuzat ndaj qeverisë ende të
<p>Akuzat ndaj qeverisë ende të panisur, vijnë nga babai i korrupsionit, thotë A.Stefani ...por per zv. e babait te korrupsionit?</p>
Add new comment