Gazeta turke “Sabah” për Ramën: Mysafir i jashtëzakonshëm, nga më të gjatët që ka ardhur te ne, 2 metra e 2 centimetra!

“Mysafiri i jashtëzakonshëm, 2 metra i gjatë”. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta e Stambollit “Sabah”, në një shkrim ku jepen detaje nga takimi që kryeministri i ardhshëm shqiptar pati me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan dje në Stamboll. “Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë, i cili dikur ka qenë basketbollist”, citohet në shkrimin e “Sabah”.
Ky titull nuk i ka shpëtuar as kreut të PS, Edi Rama, i cili e ka publikuar në Facebook një foto të faqes së gazetës ku shkruhet për të. Këtë shkrim të gazetës, Rama e ka e koleksionuar tek kategora e preferuara e tij e fotove, të cilat i cilëson “Photo of the day”.
Zh.
Comments
Kur mbledh se bashku infot qe

Kur mbledh se bashku infot qe transmeton RP mbi Edi Ramen, kupton se RP po behet promovuese e kultit te tij te individit. Nuk na informon se per cfare konkretisht eshte biseduar ne takime; pyetje te lena pa pergjigjur pertej cfare deklaron Rama ne twitter ose fb kerkon me kot. Tipi i shkrimeve qe gjen per te eshte portretizimi i djalit dymetrosh, kryeminister i ardhshem, qe kapercen sportivce nga Qeparoi me patallona te shkurtra ne Stamboll me kostum e kollare. Kur shoh edhe disa foto te tij, p.sh. nje ku ai sheh gjithe optimizem nga qielli me doren ngritur dhe me mal ne sfond, me krijon pershtypjen e nje idhujtarie politike ne kohet e mediave sociale. Dicka te tille e ka pasur te pamundur vete Mero Baze ne kohet e dashurise se tij per Berishen. Por ndoshta ia der RP - dhe Mero Baze - per dashurine me te fundit te mainstream-it mediatik shqiptar.

titulli i gazetës turke i

titulli i gazetës turke i përkëthyer në shqip ka dy fjalë më shumë!!!

titulli turqisht:

"2 metrelik konuk"

titulli i përkëthyer nga shqipot:

“Mysafiri i jashtëzakonshëm, 2 metra i gjatë”.

pra kemi "i gjatë" dhe i "jashtëzakonshëm"!

të parën po e marim si një prapashtesë kurse të dytën si një provë për të vërtetuar atë që thotë Alpinisti më sipër!!

ngritjen e kultit të individit!!

e heroit të rradhës!!e shpëtimtarit të kombit i cili kudo që shkon është "i jashtëzakonshëm"!!

"rrëzuam"enverin dhe kultin e tij,(zogun se rrëzuam se ja mbathi vetë),ngritëm atë të sypatrëmburit sociopat të viçidollsit,e rrëzuam dhe e ringritëm dhe prapë e rrëzuam,tashti po ngrëmë kultin e "çunit të tironës",mafishe shalëgjatit!!

populli shqiptar ka boll heronj!!them gjithnjë për ata që kanë vdekur,për ata që i kanë dhënë shqipërisë!ti lëmë këta heronjtë e gjallë!!të fillojmë e të edukojmë popullin që të mendojë se nuk drejtohet nga "heronj",por nga punëtorë të thejshtë të politikës!ta mësojmë popullin se në këtë mënyrë duhen trajtuar!!nuk duhen trajtuar si bamirës,si hyjnorë që po na bëjnë nder duke sakrifikuar jetën e tyre!!

filloni o gazetarë të mendoni me këmbë në tokë!filloni e mos lëpini bythën e pushtetarit të radhës!!trajtojeni si një njeri normal që di të bëjë vetëm punën e politikanit dhe po qe se është i aftë i "japim punën",nëse është i paaftë e "pushojmë nga puna"!!

o muç nano,edi fitoi,tashti ai do të jetë në pushtet!tashti ju duhet të jeni oponentët e tij e jo servilët e tij!!nqs do të jeni gazetarë filloni e shikoni dobësitë e tij dhe kritikojini nxirrini në dritë!nqs doni të jeni fari balliu i radhës!?

o burra se u bë deti kos!garuzhdet në dorë e të fryhemi!!

Add new comment