Qeveria? Ndërthurje e energjisë me përvojën. Milon, Gjinushin dhe Ngjelën do t’i kisha bërë ministra

Ish presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, thotë fjalë të mira për qeverinë e re të Edi Ramës, duke nënvizuar faktin se ai ka arritur të ndërthurë energjinë, përvojën, moshën e re, por edhe respektimin e barazisë gjinore. Në një intervistë për gazetën Panorama, ish Kreu i Shtetit bën edhe një vërejtje: sipas tij, Kryeministri i zgjedhur duhet të kishte pasur një konsultim paraprak me Presidentin Bujar Nishani për emrat e disa ministrave që lidhen dhe me veprimtarinë e tij, siç janë Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Drejtësisë.
I pyetur për mungesën e emrave të njohur të PS-së në qeveri, Meidani thotë se ata do t’i shërbejnë qeverisjes përmes Parlamentit, duke forcuar karakterin parlamentar të Republikës. Ndërsa, lidhur me mungesën e disa aleatëve të PS në qeveri, ai shprehet se po të ishte Kryeministër, do t’i merrte në konsideratë disa politikanë me përvojë, kontribute të spikatura, apo me peshë individuale, si Gjinushi, Milo, Ngjela etj.
Nga ana tjetër, ai ka vlerësuar edhe ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit: “Personalisht, këtë ndarje, pavarësisht motivimit, unë nuk e shoh me ndonjë shqetësim, përkundrazi. Madje, ka shumë mundësi që ajo të krijojë në zhvillimin e saj normal një përvojë pozitive, që duhet të ligjërohet më tej në Kushtetutë”.
Re.Pu
Comments
Më se e drejtë zoti Mejdani
<p>Më se e drejtë zoti Mejdani</p>
Add new comment