Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj”. Shqipëria tani po del nga “haxhiqamilizmi”

Në një intervistë për Shqiptarja.com, ish deputeti socialist, Sabit Brokaj, ka deklaruar se shteti ligjor që kërkon të ndërtojë Edi Rama duhet të fillojë me ndëshkimin e atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë shkaktuar krim ekonomik. “Nuk vendoset drejtësia duke u marrë me ‘cironkat’, por me me “peshqit” e mëdhenj, me atë dhe ata, të cilët fimosën në kundërshtim me ligjin lidhur me “Gërdecin”, që dhanë koncensionet në kundërshtim me interesat kombëtare, që kanë shkatërruar Shqipërinë në tërë pasurinë e saj. Drejtësia vendoset duke u marrë me ata që shkelën Kushtetutën dhe vranë njerëzit në mes të Bulevardit qëndror të Tiranës, dhe vrasësit i mbajtën për javë të tëra t’i mbrojtur në Kryeministri, duke refuzuar për t’ia dorëzuar drejtësisë”, ka thënë Brokaj, duke nënkuptuar se para drejtësisë duhet të dalë edhe Kryeministri Berisha.
Ai ka bërë një vlerësim të madh për kalimin e Ministrisë së Mbrojtjes në duart e Mimi Kodhelit dhe thotë se ide të tilla si byroja e hetimit apo kontrollin financiar i kanë krijuar sigurinë se Edi Rama e ka marrë seriozisht ndryshimin rrënjësor të qeverisjes. Brokaj thotë se ndryshimi rrënjësor duhet të fillojë nga SHISH-i. Ndërsa, për Berishën thotë se ka përfunduar në një gjendje qesharake.
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu http://www.shqiptarja.com/home/1/intervista---brokajberisha-para-drejtesise-pastrim-shish-170364.html
R.K
Comments
E ku ka peshk me te madh se
<p>E ku ka peshk me te madh se z. Brokaj qe e lau Vloren me gjak e qe duhej te gjendej perjete pas hekurave!</p>
jo me me receta abuzuesish
<p>jo me me receta abuzuesish</p>
Add new comment