Berlusconit i shtrëngohet laku; por partinë e ka të tërën me vete

Postuar në 03 Gusht, 2013 16:30

Italia nuk është e thënë të gjejë qetësi menjwherw. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të dënuar Berlusconin, partia e tij kërkon urgjentisht në parlament diskutimin e një reforme për drejtësinë; në mos, ajo do të largohet nga maxhoranca, dhe kështu qeveria do të bjerë. Përveç kësaj, po i kërkohet Presidentit Napolitano të shtjerë në punë kompetencat e tij, dhe ta falë Berlusconin. Nuk mabron këtu. Koordinatori i kësaj partie, Sandro Bondi, është shprehur sot: «O do bëhet e mundur që kreu i partisë më të madhe italiane të lihet i lirë të zhvillojë aktivitetin e tij politik, o Italia rrezikon një luftë civile”. Napolitano u përgjigj menjëherë, nëpërmjet një njoftimi për shtypin: “Këto janë fraza të papërgjegjshme”.  Po kështu kanë reaguar dhe të tjerët.

Ndërkohë, gazeta e famshme Financial Times, që nuk është shquar për ndonjë simpati për Berlusconin, këtë herë është treguar e pamëshirshme: “Bie perdja, show i kllounit të Italisë mbyllet”. Nuk mjaftohet me kaq. I bën thirrje Berlusconit të dorëhiqet e t’mos vërë në siklet senatorët, të cilëve do t’u duhet të votojnë për t’ia ndërprerë mandatin e senatorit.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<h1 property="dc:title">Berlusconit i shtrëngohet laku; por partinë e ka të tërën <em><strong>nen</strong></em> vete</h1>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Më në fundë e mori ata që i takonte boll më dhe me të drejtë gazeta thotë se u mbyllë perdja e kllounit se në i tillë ishte katandisur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.