Azgan Haklaj “nuk duron dot më” dhe nxjerr në shesh “të palarat” e Olldashit e Patozit

Postuar në 03 Gusht, 2013 05:06

Azgan Haklaj ka qenë deputet i PD-së në qarkun e Kukësit (Tropojë). Ai sot kish një shkrim të vetin në Shqip, një shkrim me titull “Epitafi politik i Astrit Patozit”. Është një shkrim idhnak dhe i dobët qoftë dhe për faktin se ushqen mendësitë e praktikat e denoncimit e linçimit moral e publik të tjetrit, në momentin që ky i fundit “tradhëton kauzën e përbashkët me ty”. Haklaj pra nuk bënte polemikë a debat me Patozin, por në thelb i thosh: “Ah, ti ike, tradhëtove, po qorton udhëheqësin tonë, partinë tonë? Epo mirë, tani po i themi botës se kush je ti”.

Dhe në këtë pikë, shkrimi i Haklajt bëhet interesant (nëse nuk bëhet fjalë për shpifje). Ai na thotë gjëra që nuk i dinim, e që as opozita e Edi Ramës nuk i ka denoncuar. Ai bën një resume të karrierës së Olldashit e Patozit, e quan këtë të dytin pseuodonimaxhi, i quan të dy produkte të kuzhinës së Mero Bazes e Ylli Rakipit, “dy njerëz të dobët që përdorën pabesisht aksesin e tyre në PD”, dhe më të fortën e ka lënë për në fund. I sugjeron Patozit që, sipas tij, ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, ta lërë mandatin e deputetit. Dhe vijon: “Ke vende ku ta kalosh jetën. Ke restorantin luksoz që disponon në qendër të Tiranës. [Ke dhe] çifligun disa hektarësh të mikut tënd Olldashi dikund nga laguna e qetë e Baldushkut. “

Shkrimi i plotë, për ata që duan ta lexojnë, gjendet në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/03/epitafi-politik-i-astrit-patozit/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po c'ta lexojme te plote Azganin?! Koqja e injorantit qe flet per lagunen e Baldushkut. Vetem Azgani e di qe ka lagune ne Bldushke, askush tjeter ne rruzullin e dheut.

Azgani nuk mbaroi dot shkollen se theri me thike per nje zenke banale shokun e klases. C'pret PD nga Azgani!

Nje gje e ben mire Azgani, di te vallezoje. Mirepo injorantve te llojit te tij, meqeneses shquhen ne nje aspekt si ky i valleve, iu mbushet mendja se dine edhe kujt i thone lagune.

Submitted by anticensurë (not verified) on

problemi nuk qëndron tek azgani a therjet e tij me thikë,bile as tek injoranca e tij!problemi qëndron tek shantazhet që PD bën me dosjet e vjetra e të reja!!ky azgan na del sot pas tet vejtësh dhe na "zbardhka" spiunllëkun e patozit!?me të vërtetë për tu çuditur!!kur patozi kërcente si gjel në të gjitha intervistat dhe takimet me opozitën,për çudi nuk na ishte spiun,përkundrazi ishte mbrojtësi i vijës së gjeneralisimit berisha!!në atë kohë na paskësh qënë i pastë dhe i pa përlyer!!olldashi po ashtu si ministër dhe si PDist me pantallona të shkurtëra!bile dhe kur kandidoi për kryetar ishte shumë i mirë dhe nuk na kishte prona në lagunën e mokrës e as në bregdetin e beratit!!kjo intervistë nuk është gjë tjetër veçse një provë për përdorimin e dosjeve të fshehta,shantazhin me to!!nuk e di se kur kanë për ti dalë azganit dosjet e veta!!patozi i shantazhuar me këto dosje bënte të njëjtën punë si azgani kohë më parë!!ironi e fatit!!të shohim kur ti vijë radha ironisë së azgonit!!

Submitted by sali (not verified) on

Kur do te shpetojme nga keta palo politikane Tropojane .ne keto 20 vjet vetem politikane nga tropoja kane dale .dhe shqiperija e pa cdo te thote te drejtohet nga tropojanet

Submitted by Anonim (not verified) on

Kesi partie eshte PD....me keta njerez nuk ka per te bere ndonjehere prokopi. Ku jane mbledhur, tamam si nje kosh plehrash qe helmojne boten....

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bravo Asgan!
Aman na trego cfare ka bere, Lul Basha, spiun i kujt eshte? Supozojme se ai neser do ta braktise Salen.
Po per Jozefinen, cfare te dhenash ke? Qe kur eshte rekrutuar? He, na e thuaj qe sot. Pse te presesh kur te shperthej kunder PD?
Majlinda, he Majlinda ka ndonje te fshehte qe s'ja dime? Po per Mesilen kur do te na japesh ndonje te dhene?
Per Berishen dime shume gjera, por a mund te na thuash ndonje kuriozitet me shume? Si qe puna qe UDB e coi ne shkolle dhe e pompoi kryetar te PD? Aman Asgan na trego qe sot, pse te preses disa vjet dhe pastaj tua nxjerresh te tera te palarat gjithe deputeteve te PD?
Aman Asgan se kemi shume kuriozitet, a ka ndonje ne PD qe nuk eshte spiun e bir spiuni?

Submitted by anticensurë (not verified) on

ilirët

pyete njëherë azgonin se çfar dosje kanë për të!?!pyete se me ç'mjet shtrëngimi e detyrojnë të flasë në këtë mënyrë!?!pyete se kush do të nxjerrë në shesh dosjen e tij!?!

kjo është e keqia jonë!!në politikë kemi njerëz që janë në shërbim dhe "besnik" të "NJËSHIT"!!falë materialeve kompromentuese këta njerëz besnikërojnë në krah të atij që ka zinxhirin në dorë!!si puna e qenit!!

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

Sa të trash qi jon kta demokratikaxhijt. Ala nuk e kon kuptu qi PD-ja ka mor fun. Me Berishët,me Halkajt, me Olldashët, me Tapallët, me Patozët, me Bashët  ne t'tjerët qi i gjimojn  mrapa nuk mahet parti. Nuk bohet ston me lepuj, thot poplli. Hajt tyrqeta pri Lomit m'Baldushk. l

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.