Filloi “loja”: Bogdani akuzon Sajmir Tahirin për trafik ilaçesh, Balla e mbron

Shpresojmë të mos jetë kjo beteja pozitë-opozitë që do të na shoqërojë në muajt në vazhdim, me akuza e kundërakuza që lëshohen pa teklif ekraneve. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ka bërë një deklaratë ndaj Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm i qeverisë në ardhje të socialistëve, duke e akuzuar për trafik ilaçesh. “Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës - përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qënë përgjegjës për shkaterrimin dhe destabilizimin e tij; sepse është person, i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as per evazionin fiskal të prindërve të tij”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Taulant Ballës: “Tahiri do të ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar Socialist për një goditje asgjësuese të lidhjeve të politikanëve me krimin. PD-ja, nëse ka frikë, të fillojë të distancohet nga krimi brenda saj”.
Re.Pu
Comments
BOOM
<p>BOOM</p>
Add new comment