Sollaku tek Byroja Kombëtare e Hetimit, Ajazi gati të largohet, thotë Shqiptarja.com

Postuar në 03 Gusht, 2013 03:02

Një nga premtimet e Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e re që do të hetojë dhe parandalojë krimet, trafiqet, kontrabandën dhe korrupsionin, e ngjashme me FBI-në amerikane, por në miniaturë. Shqiptarja.com shkruan sot se propozimi për ngritjen e Byrosë së Hetimit ka ardhur nga ish kryeministri britanik Toni Bler. “Nga burime të rezervuara brenda mazhorancës mësohet se në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë ish Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili ndonëse anëtar i Asamblesë Kombëtare, nuk ka preferuar të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit”, shkruan gazeta.

Por, nga ana tjetër, një tjetër lajm qarkullon në gazetat e sotme: Visho Ajazi, kreu aktual i Shërbimit Informativ Shtetëror, po kërkon punë. Sipas Shqiptarja.com, Ajazi është në kërkim të një vendi pune si pedagog për informatikën në Universitetin e Tiranës. Një element që të bën të mendosh se ai nuk ndjehet i sigurtë në postin e kreut të SHISH-it.

R.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sollaku nuk qe i afte te mbyllte per publikun vrasjen e shoferit te tij kur  transportonte nusen e Sollakut ketu e vite me pare, ne bulevardin e Tiranes, aty ku ndodhej Bar Amerika. Thuhej qe qellim ishte frikesimi i Sollakut...

Submitted by Anonim (not verified) on

Sollaku eshte nje nga zyrtaret me te korruptuar te te gjitha pushteteve qe ka pasur Shqiperia pas vitit 1992. Aq i korruptuar eshte sa guxon te ofroje para politikaneve qe te ndikojne ne emerimin e tij.

Nese kjo qe shenohet ketu nuk eshte loje e familjes Sollaku qe lozet me ndihmen e Aniles qe nuk di te bej gazetari si shumekush, personalisht do mendoja se Edi Rama dhe Ilir Meta kane marre para nga Sollaku.

Ky i ka sherbyer me shume perkushtim Saliut, bashke me Zeqinen, lidhje e afert e Dash Sules. U prish me Saliun se nuk pranoi te propozonte heqjen e imunitetit te Fatos Nanos. Socialistet e mjere dhe qorrat qe nuk kane as sy dhe as kujtese mbajne mend vetem sulmet qe i bente Saliu dhe te tijet. Vertet sulmet ishin te padrejta, bile shume te felliqura, por ato nuk lajne korrupsionin e Sollakut.

Me Sollakun, Tak Brahon, Tak Ngjelen e llojin e tyre nuk do kemi Rilindje, por rimjerim.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sollaku ishte i pari qe ia dorezoi prokurorine krimit.

Ed Rama,.......nuk kemi votuar per keto gjera...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.