Zbulohen pasuritë e ministrave të qeverisë së re. Rama: Lërini menjëherë bizneset!

Postuar në 02 Gusht, 2013 06:08

Gjithmonë, por më tepër gjatë propozimit të kandidatëve për deputetë, Rama ka mbrojtur tezën e futjes së biznesmenëve të mëdhenj në skuadrën e tij të punës, pasi, sipas tij, ata i kanë plotësuar interesat e tyre, dhe do të mendojnë për interesat e vendit.  Dhe vërtet në ekipin qeverisës ai ka shumë të tillë.

Në një shkrim të gazetarit Arben Rozhani në gazetën “Shekulli” evidentohen pasuritë e disa ministrave të ardhshëm, të cileve Edi Rama u ka kërkuar që të heqin dorë nga bizneset e tyre, duke mos patur “konflikt interesi” me detyrën e anëtarit të Ekzekutivit të ri dhe duke krijuar një model të ndryshëm nga ai që po lë kryeministri në ikje, Sali Berisha.

Po kush janë disa nga ministrat që duhet të lënë bizneset, sipas “Shekullit”?

Lefter Koka, ministri i ardhshëm i Mjedisit është aksioner në të paktën dy biznese, sipas të dhënave të QKR-së. Ai është një ndër 186 aksionerët e Kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, me seli në Durrës. Koka është edhe përfaqësues ligjor i shoqërisë “Sucralba”, rregjistruar si biznes që në 1999, dhe që merret me ndërtimin e linjave të prodhimit dhe vënien në shfrytëzim i impjanteve prodhuese, përpunim dhe shitje e sheqerit të konfeksionuar dhe me thasë të gjitha përpunimet plotësuese të domosdoshme ose të nevojshme në varësi të llojeve të ndryshme të prodhimit.

Ilirjan Celibashi, që do të jetë Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, pas largimit nga detyra e kryetarit të KQZ-ssë, hapi studion Ligjore "Celibashi & Associates" dhe në QKR firma e rregjistruar me emrin “Ilirjan Celibashi” në 2006 dhe që ende e ka statusin “aktiv”.

Arben Ahmetaj, ministri i ardhshëm i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, vijon të jetë prej vitit 2001, përfaqësues ligjor i firmës “H – COMMUNICATIONS”, me seli në Rrashbull të Durrësit. Firma ka për objekt telekomunikacione, konsulencë financiare, Softëare, Brokers, çdo operacion financiar, tregtar, industrial, me pasuri të luajteshme ose të paluajteshme që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me nje nga objektet e shoqerise. Ahmetja që është edhe drejtor Ekzekutiv ka 65 për qind të aksioneve me firmën “Hermes”, ndërsa 35 për qind i ka ortaku tjetër, Vilma Nushi.

Ilir Beqaj, i zgjedhur si ministër i Shëndetësisë, vijon të jetë përfaqësues i firmës “INTECH +”, regjistruar në tetor 2001. Objekti i saj janë tregtimi i sistemeve kompjuterike për perpunim informacioni dhe transmetim, prodhim i programeve aplikative, instalimi i sistemeve të informacionit dhe të ndërlidhjes, sherbim dhe trëegtim i sistemeve elektronike në çdo fushë të ekonomisë. Përfaqësues ligjor ishte Sokol Sinani që kishte 49 për qind dhe Ilir Beqaj 51%, por më pas Beqaj ka mbetur ortaku i vetëm. Beqajt iu hoq mandati i deputetit me akuzën e ngritur nga PD-ja në 2010 se kishte marrë fonde shtetërore, me anë të firmës private. Shembulli është, edhe vetë brenda qeverisjes së ardhshme.

Damian Gjiknuri, i caktuar si ministër i Energjisë dhe Industrisë, i ka çrregjitruar me kohë aktivitetet e tij private. Ai kishte 25 për qind të aksineve te firma AB – GROUP, regjistruar në 2007 dhe që kishte për objekt import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industrial, konfeksione, tekstile, prodhime lekurë, tregtim të lëndëve të para për prodhimin e mobilieve dhe elementave te tyre, artikuj shkollor, kozmetike, higjeno sanitare, etj dhe që u çrregjistua në dhjetor 2009. Gjiknuri ka çrregjistruar edhe zyrën e tij të avokatisë të regjistruar në shtator 2008. Po ashtu Gjiknuri ka mbyllur aktivitetin e firmës “IMMOAIR”, rregjistruar në mars 2007, ku ishte pronar i vetëm i firmës që merrej me shitblerje të pasurive të patundshme, aktivitetet e ndërmjetesimit dhe zhvillimit të turizmit, shërbime ndërmjetesimi për aktivitete të ndryshme tregtare.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po vete Kocua i gazetes Shekulli do heqi dore nga bizneset tani qe u be rilindas?

Submitted by fidel (not verified) on

behet fjale per ministra. jo per socialista. lexo me vemendje lajmin.

Submitted by arben (not verified) on

aha harrova qe keni dy standarte: nje per ministrat dhe nje per deputetet :) Po ik o mbushu me kete logjike lopesh. Doni te na beni te besojme qe biznesmenet shqiptare qe nuk bejne dot biznes pa u futurne politike qenkan te virgjer

Submitted by Titi (not verified) on

Pra kjo qeveri nuk perfaqson popullin e varfer por Pisnezmenete ketij vendi.

Submitted by arvanites (not verified) on

Me ligjin per konfliktin e interesave nje minister nuk mund te jete administrator i shoqerise tregtare por mund te jete ortak i saj. Nqs ministrat e rinj u intereson me shume rroga buxhetore se sa te ardhurat nga biznesi atehere kjo do ishte  shume dyshuese.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.