Ndahet nga jeta Berthold Beitz, i fundmi i Krupp-ëve, një nga menaxherët më të rëndësishëm të kohës së pasluftës

Megjithëse çeliku i tyre mbushi botën e u kthye në armë gjatë Luftës së Dytë Botërore, brezat e Kupp-ëve fituan respekt ndërkombëtar me qendresën kundër gjenocidit të nazistëve. "Trashëgimia e Krupp-ëve", "Diplomat pa mandat" dhe "I drejti i popujve", Berthold Beitz, i fundmi i Kuppëve, u nda nga jeta të martën në moshën 99 vjeçare. Në sajë të sukseseve të tij në rindërtimin e koncernit Krupp pas Luftës së Dytë Botërore, Beitz, i cili në shtator do të kishte mbushur 100 vjeç, vlerësohet si një nga menaxherët më të rëndësishëm të kohës së pasluftës. Beitz konsiderohej si mbështetës i madh i zonës së Rurit. Vetëm për muzeun Folkëang në Essen fondacioni Krupp dhuroi 55 milionë euro. Në dekadat e kaluara ky fondacion ka mbështetur me rreth 625 milionë euro projekte të ndryshme brenda dhe jashtë Gjermanisë. Qyteti i Essenit e ka nderuar menaxherin duke i dhënë emrin e tij një rruge të njohur: bulevardi Berthold-Beitz. Kancelarja Merkel u shpreh se me largimin e Beitz nga jeta, Gjermania "humbet një nga personalitetet më të respektuara dhe të suksesshme sipërmarrëse, që ka lënë gjurmë në një fushë të rëndësishme", shkruhet në sitin e Deutsce Velle: http://www.dw.de/ndahet-nga-jeta-krupp-i-i-fundit/a-16991015.
Zh.
Comments
Ca jane keto hipokrizira te
<p>Ca jane keto hipokrizira te padegjuara ,po ky ishte furnizuesi kryesor i makines se luftes hitleriane e keta na thone qendrestare kunder nazizmit ,kulmi, duhet ti themi derrit daje ,media e manipuluar ne mbare boten ,vari lesht kesaj pune thuaj.</p>
Add new comment