Genc Burimi: Rama duhej të kishte marrë një rrezik me Ngjelën

Në një intervistë për Dita-n, gazetari shqiptar me banim e profesion në Francë, Genc Burimi, vlerëson kabinetin e sapo-propozuar “Rama” dhe jep një vlerësim personal për Spartak Ngjelën.
“Mendoj se Rama duhet ta kishte marrë rrezikun e një testimi me Ngjelën si ministër drejtësie qoftë duke e shkarkuar pas gjashtë muajsh nëse gjërat nuk shkonin mirë” thotë Burimi, i cili ndoshta nuk është në brendësi të konjukturave që e spostuan Ngjelën nga Drejtësia.
Ai shton se “Me këtë që bëri me Ngjelën, Rama rrezikon të tejçojë mesazhin se nuk shpërblehen ata që u përpoqën, ata që ndërmorën rreziqe.” Gjithsesi, Burimi e vlerëson me notën 8 kabinetin, një notë të tillë thotë, “do te kisha vënë dhe me Ngjelën ministër. Në perëndim nuk vihet asnjëherë nota maksimale.”
Vlera e qeverisë qëndron tek rinia e kësaj qeverie. Rama vërtet nuk mori rrezik me Ngjelën, por mori rrezik me këto emra të paprovuar në funksione ekzekutive. Duhen përkrahur gjithmonë inisitivat e reja.
k.c.
Comments
Po te shkonte Taku tek

Po te shkonte Taku tek drejtesia do kishim vetem dy hajna; Takun dhe ate zonjushen e tij, por tani qe ka vajtur Naço do te kemi tre hajna; Nasipin dhe dy vellezrit e tij :(

"thotë Burimi, i cili

"thotë Burimi, i cili ndoshta nuk është në brendësi të konjukturave që e spostuan Ngjelën nga Drejtësia."

Meqenese e keni shprehur publikisht egzistencen e konjukturave, a mund te na i thoni edhe neve, publikut, cilat jane keto konjuktura qe cvendosen Ngjelen nga ministria e drejtesise. Kjo eshte detyre e shtypit apo jo.? Apo valle jeni shprehur gabim?

flm qe me pare per pergjigjen

Nuk e kam parasysh per cilat

Nuk e kam parasysh per cilat kontribute te Spartak Ngjeles e ka fjalen zoti Burimi, por ne qe jetojme ne Tirane nuk kemi pare qe Spartak Ngjela te kete dhene ndonje kontribute qe spikat mbi ato te Paskal Milos, Skender Gjinueshit, Daut Gumenit e te ndonje tjetri. Nese e ka fjalen per biesedne e tij me Sali Berishen qe e veteregjistroi, ajo eshte shume me pak se videoja e Dritan Priftit. Nese e ka fjalen per vlera morale, eshte ne te drejten e tij te mendoj ashtu, por Taku eshte i zhveshur nga cdo lloj norme moral. Nese e ka fjalen per vlera intelektuale, Taku serish eshte shume nen nivelin e Gjinushit, Milos, Gumenti etj. Taku ka nje vlere te padiskutueshme: eshte shalatan llafeshume.

Add new comment