“Shënime nga ditari i doktorit” i Bazes? Apo mufka të lëshuara nga Sali Berisha d.v.?

Lexoni këtë mesazh të lëshuar sot, sipas agjencive të lajmeve, nga Sali Berisha:
“Te dashur miq, sot Piktori mblodhi ne zyren e tij kabinetin e vet qeveritar qe eshte dhe ekipi me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjehere ne Shqiperi. Vet Piktori, perveç aferave si ish minister i qeverise Nano dhe Kryetar 20% i bashkise se Tiranes, eshte i vetmi kryeminister keto 20 vite ne Europe qe ulet ne karrigen e kryeministrit me nje vile dhe nje pallat 5 katesh me burim financiar te panjohur. Ministri i Financave Cani eshte guvernatori qe pasi vodhi apo bashkevodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes se tij deklaroi se banka nuk ka patur ne Thesar flori. Ministrit te Shendetesise Beqja eshte i vetmi qe iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishe bere kerdine me tendera ne bashki. Ai ka fallsifikuar mijera e mijera pensione per te cilat po ndiqet. Ministri i Brendshem Tahiri eshte i vetmi deputet me skaf dhe qe iu arrestua i ati ne flagrance per kondrabande ilaçesh dhe e ema ndiqet per evazion fiskal ne shumen 80 mije euro. Ministri i Ekonomise Ahmetaj eshte ne ndjekje per vjedhjen prej 10 milion euro qe i ka bere kompanise Albtelekom me kompanine e tij private Hermes. Ministri i Mirqenies Sociale, me mire te themi i mirqenies personale, Erion Veliaj eshte bere i famshem si njeriu qe me parate e “Mjaftit” ndertoi nje vile per vete dhe nje vile per Velicen pa firmosur ne jeten e tyre ndonjehere ne bordero. Ai me pas per te zhdukur gjurmet e kesaj afere vodhi vet kompjuterin e financava te Mjaftit. Keto ishin vetem disa nga aferat e disa prej anetareve te “ansamblit lukunia”! Ketij i thone ndryshim! Perpara drejt Kleptokracise!”
Të gjithë mund të mendojnë se ky është pasazh i marrë nga rubrika satirike e Mero Bazes me titull “Shënime nga ditari i doktorit”, por në fakt është një mesazh real, autentik, i lënë nga Sali Berisaha d.v. në profilin e tij në facebook. E bën çdo ditë këtë punë.
Re.Pu.
Comments
Nuk ka tjeter shpjegim.

Nuk ka tjeter shpjegim. Thjesht i kane ikur "bletet".

Po ti mor i lënë mëndsh e ke

Po ti mor i lënë mëndsh e ke parë veten tënde në pasqyrë

Pas pak muajve edhe fansat me

Pas pak muajve edhe fansat me fanatike te Sali Berishes do nisin te kuptojne se kane jetuar nene terrorin e ketij te cmenduri.

Jo, jo, do te jete satire e
Jo, jo, do te jete satire e Mero Bazes.
Nuk mundet qe Sali Berisha, te thote se gjate 8 viteve te qeverisjes se tij, njerezit paskan bere krime lirshem, kane vjedhur pa hesap, kane bere kontrabande ne mes te dites. Jo kete s'mund ta thote Berisha.
Nese ata njerez do ti kishin kryer ato akte qe ben humor z. Mero, Berisha do ti kishte kalbur ne burg. S'mund te pranoje Berisha qe gjate qeverisjes se tij nuk ka patur rend te konsoliduar...
Nje gje nuk kuptoj ne kete

Nje gje nuk kuptoj ne kete Shqiperine time me halle shume: Pse duhet qe postimet private (ose dhe publike qofshin) te politikaneve ne rrjetet sociale (Facebook, Twitter ose te tjera) duhet te perbejne lajme patjeter.

Eshte koha qe mediat te fokusohen ne problemet reale te vendit dhe te mos na lodhin me lajme nga postimet si dhe tipit ky takoi ate dhe kete, vizitoi ate dhe kete

Ju lutem vazhdojeni kete lloj
Ju lutem vazhdojeni kete lloj lajmi, por nen siglen e nje rubrike satirike. Ka disa njerez qe i bejne vetes me shume keq kur flasin.
Ndoshta ato qe thote Saliu

Ndoshta ato qe thote Saliu jane te verteta. Problemi eshte se ai asnjehere nuk i denoncoi, - keta hajdute te thesarit, financave te Mjaftit etj, - ne Prokurori, ose asnjehere nuk ngriti njw task force me prokurore qe do te mund ti verifikonin krimit e tyre, krime qw duhet thene jane shume te lehta per tu verifikuar. Perkundrazi Berisha, per tete vjete vetem llap e permend dosje sa here qe i nevojiten. Duke e paraqitur veten si nje llafazan te paafte dhe qesharak

Kete pune mund ta bente nje

Kete pune mund ta bente nje pensionist per te mbushur kohen, ose nje adoleshent qe rri gjithe diten mbi tastiere (keyboard). Po kurre nje kryeminister qe ka mjaft pune, se qeveris nje vend, jo nje familje. Zoti na ruajte nga te tille njerez-kryeministra!

Add new comment