Shënim: vrasjet në Vlorë, Facebook-u dhe “fierakët”

Postuar në 01 Gusht, 2013 02:55

Media sot i ka mëshuar fort dëshmisë së motrës së njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Vlorë, ku ajo tregon se sherri nisi prej një ngacmimi në plazh nga një grup fierakësh. Sipas të dhënave, pasi fierakët kanë ngulmuar t’u marrin numrat e telefonit dhe emrat për të dërguar kërkesa për miqësi në FB, vajza i është ankuar të vëllait, i cili ka ardhur si i ndërkryer, ka plasur grushti, jnaë nxjerrë automatikët... dhe përfundimi tragjik dihet.

Nga titujt e mediave, gjëja e parë që të shkon ndër mend, është “sa idiote” ose “ja, ç’të bën femra”, etj., sepse vetë media me ato tituj tenton t’i mëshojë banalitetit të ngjarjes, krijuar nga vajza. Nuk do habitesha nëse fajin shumë vetë do ia hidhnin dhe asaj.

Finalja tragjike nuk na le kohë për t’u marrë me një fenomen social jo të vogël, që është pamundësia e një vajze të re apo një grupi vajzash të bëjnë të qeta jetën e tyre pa qenë nën shenjestrën verbale të “fierakëve”. Njerëz që nuk dinë të kuptojnë që të kesh çadrat ngjitur në plazh nuk e ngre traun e miqësisë, që vajzat nuk mund të ngacmohen sa herë që i sheh vetëm në shezlong, larg syrit a pranisë të meshkujve të familjes, dhe se “jo”-ja është “JO”. As policia e as të “zotët” e plazhit nuk të dalin në mbrojtje, ndaj një femër është e vetme ndaj agresionit të “fierakëve” të përndezur, që minimalisht mund të jetë shqetësues, por mund të kalojë edhe në nevojën e tyre për të të prekur me dorë. Ndaj, o duhet ta lesh plazhin e të ikësh që të biesh rehat, o duhet t’i qahesh meshkujve të familjes.

Prandaj, nëse do donim ta gjykonim moralisht këtë ngjarje të rëndë, ndoshta duhet filluar nga “fierakët”. Që mund të ishin dhe vlonjatë, dhe beratas, dhe laçjanë.

k.c.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

deleted

Submitted by anonim (not verified) on

Goditje pa zhurme, carje pa zhurme, memece, pa pipetime, e plot hematoma e hemoragji te pa dukshme. E kam fjalen per fuqine gjeografike si faktor te Z-A-P-B-E-R-J-E-S apo si trashgmni te klyshave te kuq. Sido qe te jete eshte e poshter dhe kriminale ne qofte se qendron, qe, ministrat jane nga jugu, ose me sakte jo nje shperndarje simpatike. Me duket nje fillim jo i mire ose la ta them i peshtire. Nuk e kom per koment se e para nuk di biografine e ministrave/vendlindjet po kom vetm nje ndjenjesi sikur dominon jugu ene kjo nuk eshte gjo e mire.  Jem ngrjet qysh ne pese e jom tuj punu ene neme kom mush goten e po pres te thahet boja po te lutem mos mu bej si ai i dites qe eshte i pa bese. Nuke kom per koment. Dote me interesonte shume shperndarja gjeografike e pushtetit/ministrave. Nuke gjej ne internet.

Submitted by anonim (not verified) on

(deleted)

Submitted by ILIRET (not verified) on

Eja ne vete Nul Moka. Keshtu e ka bota, prandaj hiqe mendjen qe andej, sepse ka edhe me keq. Jo vetem pushtetin dhe qeverine e humbet ,por ruani mendt e krese se ju kane ike krejt. Hajt o burre, se nuk u permbys dynjaja. Keni kohe. Bota do te rroje edhe dy miliard vjete.

Per cfare flet autori, ku e ke mendjen ti. Mblidh ore mendjen se u bete gazi i botes !

Submitted by anonim (not verified) on

(deleted)

Submitted by Sphynx (not verified) on

Analize super e sakte.

Veçse ne çdo vend te botes harbuterise se meshkujve u kundervihet shteti. Ne nje vend te qyteteruar europian, nese nje femer ngre zerin e revoltuar, se nga dalin nga dheu ca police qe te kapin per veshi dhe t'i kerkojne sqarimet ne rajon te policise. Ketu tek ne kjo nuk funksionon e nuk ka funksionuar kurre. Ne kete rast nje femer nuk mund t'i beje balle nje tufe majmunesh dhe do te kerkoje ndihme, duke thirrur te vellane (se vetem me horrllek mund t'i pergjigjesh horrllekut). Pjesa tjeter eshte e ditur, vjen vellai bashke me nje shok (qe jane edhe keta nje tufe tjeter majmunesh) dhe i zgjidhin gjerat "shqiptarçe", duke marre ne qafe te tjere te pafajshem.

Hajde gjeje tani kush e ka fajin.

Submitted by Artur (not verified) on

Sipas teje na del qe fajtore jane fieraket o K.C. Domosdo keta djemte duhet ne fillim ta kishin pyetur kete biben nese kishte ndonje vella kriminel dhe a kishte ai kallash ne makine. Se helbete te gjithe ne qe kemi motra mbajme arme ne makine per te ruajtur "nderin e adreses se fejsbukut". Sa pa karakter qenka treguar znj. Ina Rama qe nuk i telefonoi te vellait te vinte e te qellonte me kallash ne ndonje miting te PD-se kur i nderuari Sali e quajti "lavire bulevardi". Sikur te gjitha femrat shqiptare t'i zgjidhini problemet duke u telefonuar vellezerve sot s'do kishte me te tille ne Shqiperi se do ishin gjysma ne varre e gjysmatjeter ne burg. Nje femer inteligjente di edhe te mos degjoje, te mos reagoje apo edhe te injoroje, se meshkujt kane hedhur, hedhin e do t'u hedhin fjale sa te egzistoje njerezimi.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Artur, ja fut kot. Sipas teje femra duhet te pranoje cdo lloj provokimi nga cdo lloj njeriu qe i duket vetja mashkull. Vajza reagoi, nuk pranoi te komunikonte me alabaket e fierit. Instikti primitiv mashkullor shqiptar i shtyu ata te thellojne bezdisjen(mashkulli shqiptar nuk pranon refuzim, sidomos kur eshte ne kompani me alabake). E perderisa kjo bezdisje u pershkallezua, cduhej te bente ajo vajze?

Per mendimin tim, ashtu si shkaku i nje zjarri eshte nje shkrepse e ndezur, edhe shkaku i kesaj ngjarjeje makabre eshte tufa e alabakeve qe nuk dine te ruajne normat e komunikimit. Sa per reagimin e te vellait, edhe me primitiv. Kjo eshte edukata shqiptare. Por nja 5 vjet burg per nismetaret e kesaj ngjarjeje do te mjaftonin per te mesuar si te sillet mileti

Submitted by Albi (not verified) on

Nqs ata e paskan tepruar, vajzat edhe mund te leviznin. Po mos merr vllain ne telefon qe te sqaroj muhabetin...

Tamam bibe

Submitted by Call of Duty (not verified) on

Urime per daljen nga Shekulli i 12 dhe hyrjen ne te 13 Stefan, sipas teje qenka instinkt primitiv te ngacmosh nje vajze, te biesh ne dashuri, dhe ne fund te martohesh me te!!!!. Po te mendonim te gjithe si ty dhe ajo vajza i bie qe te na martoje te gjitheve lagjja. Ti emrin ke Stefan, po mendjen e paske si byrazeret e tu ne Anadoll . Edhe Neandretalet para 50.000 mije vitesh kishin nje koncept me te perparuar se ty per menyren se si flirtohej me seksin femer. Shko hidhi robve te fisit perce ne koke dhe mos dilni me neper plazhe.

Hajt Tung

Submitted by Pema (not verified) on

Tani te gjithe e dime se nje pjese e mire e fjerakeve jane kokeshkrete, po kjo eshte totalisht analize idiote.

Femrat "gjuhen" kudo ne bote, po nuk para i prek njeri me dore me zor, aq me teper ne nje vend publik (plazh plot me njerez n'kete rast). Femrat krijojne aftesi ti injorojne / ti kundershtojne kto gjuatje Ai idioti fjerak i paska kerku adresen e FB dhe kjo i co mesazh vllait?!?! Ca kujtonte se do bonte vllai?! Aq me teper kur kjo e njeh se cfar idioti e ka vllain.

Nuk do ishte me e udhes te ndrronte cader ose te ankohej tek menaxheri i lokalit? Kishte shume menyra per tu shmangur kjo tragjedi.

Po kjo goca paska qen k**e fare, pothuajse ne te njejtin nivel me vllain. Ngjarje te tilla tregojne se sa shoqeri primitive jemi, dhe ti K.C me analizen tuaj thjesht e konfirmoni kete. Nje pjese e mire e popullsise sone meriton te jetoje ne shpella dhe jo ne qytet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.