Kryeministri komenton nominalisht kabinetin “Rama”, por është veç folklor

Paralelisht (dhe live) me deklarimin e emrave të kabinetit nga Rama, Kryeministri në zbritje komentonte mbi emrat e qeverisë së ngjitje “Rama”. Sipas tij, e vetmja gjë pozitive shtë përqidja e lartë e zonjave në qeveri.
Kryeministri e ka parë të arsyeshme të përdorte si tabelë përtë hedhur topin ministrat e tij, duke komentuar nominalisht Beqjen (“famozi”), Canin (“Çimi”), Gjoshën (“Hermes”), Hariton (“kushërira”):
“Zoti Kosova, sapo u shpall kabineti i ardhshëm, ku famozi Ilir Beqja do të ulet në karrigen tende për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste që u paraqiti shqiptarëve. Natyrisht nuk mund të them se është më pak i lumtur zoti Bode që në karrigen e tij do të ulet Çimi, se kështu e thërriste deri dje, i cili i hyri në zemër Rami Alisë vetëm se i tha të mbjellim patate. Kjo është e vërteta e Shkëlqim Canit dhe e karrierës së tij. Aldo, Sul Bushati në timon. Nuk më takon mua të komentoj në këtë mbledhje kabinetin, sepse flet ai vetë. Ai është kabineti që flet vetë. Majlinda e shoh që je e kënaqur. “Hermes” të ndjek pas. Ndërsa një pjesë të zotit Pollo, “kushërira”...”
Në finale, Kryeministri ka krahasuar kabinetin “Rama” me atë të Llukashenkos (për nga numri), duke aluduar se do të bëhet si diktatori bjellorus.
k.c.
Comments
Lukashenko eshte kryetari i

Lukashenko eshte kryetari i nje shteti me te cilin Shqiperia ka marredhenie diplomatike. Sado qe mund te jete diktator, asnje vend nuk mund ti lejoje vetes te beje deklarata te tilla denigruese ndaj nje vendi sovran me te cilin heret a vone puna do te na perplase n OKB ose ne ndonje forum tjeter.

(deleted) plak, të sëmur kur

(deleted) plak, të sëmur kur e dëgjon dhe kur e sheh në televizor. Këte qënie(deleted)të mos ta kesh në sistemin diellor e jo më ta kesh në krye të shtetit të shqiptarëve!

Sul Bushati thotë ky, po Sula njeri i mirë ka qënë dhe kudo ku ka shërbyer, fjalët më të mira thonë për të. Ne se Ditmiri është djali i tij, gjërat më të mira ka trashëguar nga i ati dhe i ka zhvilluar aq shume sa i gjithë kabineti qeveritar i Berishës nuk vlen as sa 1 muaj pune e Ditmir Bushatit. Bushati ështe intelektual i larte dhe mjaft i edukuar! Ja do ta presim dhe do ta shohim si punon!

Si do justifikoje Ed Rama

Si do justifikoje Ed Rama leniene ministrise se Drejtaesise ne dore te bandes kriminale LSI, nje zot e di...

Do kete justifikimin klasik

Do kete justifikimin klasik sic ka thene gjer tani; "T'ja leme se shkuares!"

Nuk e di por ky tipi, ish
Nuk e di por ky tipi, ish kryetar i PD, i shan te gjithe ata qe kane punuar ne kohen e socializmit.
Vetem ky paska qene i mire, qe jetonte ne vilat e shokut Enver? He, spiuna dhe bij spiunash, si thoni. Hapni syte nga Lulashi, se eshte spiun me i forte se ju...
Add new comment