Skizmë në PD? Kot prisni, thotë M.Nano

Kanë qenë deklaratat e forta të Patozit dhe Olldashit për një proces jo-fer të zgjedhjes së kryetarit të PD-së, shoqëruar me reagime të forta të mbështetësve të Bashës që kanë krijuar një klimë mendimesh që përmblidhen në devizën: “PD-ja do çahet”. Por, është e kotë të presësh skizmë në PD, argumenton te Shqip, Mustafa Nano.
Shkruan Nano:
“...Duhet një kauzë për të provokuar një skizmë, duhet pastaj një grup njerëzish që ta përfaqësojnë e t’i dalin zot kësaj kauze, duhet në fund dhe një leader i grupit. Në PD nuk ekziston asnjë kauzë tjetër, përveç “kauzës” së Berishës, asnjë grup skizmatik, dhe asnjë leader që ta udhëheqë këtë grup. Nuk ka se si të ekzistojnë. Aty mund të ketë largime të njërit apo tjetrit për motive e qejfmbetje ngushtësisht personale, por largime të tilla janë të destinuara të jenë të pazëshme e të mos përbëjnë asnjë problem për establishmentin. Arsyeja është e thjeshtë: Berisha i ka lënë (ka bërë çmos që) të gjithë të bëhen pis, qoftë dhe me miratimin që u kanë bërë bëmave të tij deri dhe kriminale.“
k.c.
E plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/31/olldashi-e-co-nuk-p...
Comments
O Muçi! Po presin deri sa te

O Muçi! Po presin deri sa te qartesohet horizonti dhe te filloje qeveria e re. Pastaj mund te shohesh ti qe do filloje procesi i skizmimit( tashti kane friken qe ndoshta serberisha nuk do i pranoje zgjedhjet e do beje ndonje katrahure- pra duan te jene te sigurte qe kur te ikin te mos kete mundesi për hakmarrje)

KUNGUJT E BABA SALIUT -Baba

KUNGUJT E BABA SALIUT

-Baba Saliu, mbaj mend se nje here pati thene: “eh frika, frika eshte nje ndjenje e jashtezakonshme. Ajo shnderrohet ne disa ndjenja”!
-Kjo ka qene linja e tij ne ate parti qe diten qe u zgjodh president ne vitin 1992. Ne fillim afroi rreth vetes ca kunguj pleq te pjerdhur neper burgjet e komunizmit, shumica syresh ish bashkepunetor te sigurimit, ndersa pas ’97 filloi te grumbulloje kunguj e kastrokunguj “te arsimuar e me grade shkencore” si fjala bie Enno Bozdo e Aldo Bumçi te cilet po ti therrasesh per nje kafe te pergjigjen : “qafsha mamin, me duhet te shkoj te marr djalin ne çerdhe. Ika se u bera vone” !
-Ky eshte kopshti i kungujve te Baba Saliut.

Berisha, kohe pas kohe, mori pushtet nga ne dhe ate ua kalonte kungujve qe mblidhte rreth vehtes! Keta kunguj, me majmunllik mblidhnin rreth vehtes kunguj te tjere , por më kunguj se kungulli! E keshtu vazhdonte zinxhiri; kungull mbas kungulli, deri sa arriten ne kete pike qe PD nuk humbi zgjedhjet por pesoi disfate te plote.
Nje here e nje kohe kishim njeriun e ri socialist, ne fakt i nderlikuar që ; "mbante nje kapele alla Mao Ce Dun, nje stilolaps, ishte i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime, realizonte normen 105 perqind dhe ndihmonte shokun te cilin edhe e spiunonte nga pak" :( etj etj. Ndersa ky modeli i politikanit te prezgjedhur dhe rritur nga DOKTORI ne kopshtin e tij te kungujve, ngjan më i thjeshte; eshte si te thuash nje kungull i klonuar qe nganjehere shenderrohet ne kastrokungull , duke u diferencuar nga kungujt e parceles se kungujve qe po ta trazosh, apo ta largosh nga hierarkia e kungujve, ai reagon, kundervihet, shfaq mendim ndryshe, behet opozitar dhe shkakton ndryshime te rendesishme sociale; pelcet duke leshuar nje tymçe ngjyre te kafenjte qe populli yne trim, bujar, punetor e i thjeshte e quan "fendë qeni" .!!!

Po pse o Muc ky arysetim i

Po pse o Muc ky arysetim i yti bie ndesh me rastin Meta ne 2004? Nuk zure mend me keto analiza te sforcuara? Apo thjesht po shkruan ate qe deshiron?

Atje ne PS jane te gjithe me

Atje ne PS jane te gjithe me kauza Muco, duke fillu qe nga Tahiri e deri te Vilajet Qyrku.

Po rri o derezi, derisa mbeshtetet transformimin e PS-se ne nje parti-bunker me perjashtimin e cdo kundershtari real te Rames, mbeshtetet kodin dhe kushtetuten qe perqendron pushtetin te kryetari, mos hajde me te besh moralistin per kauza qe vete i ke tradhetuar me kohe.

Na rrofte Ter Koka si minister pa he.

Albi, je pertoke fare ..,

Albi, je pertoke fare .., shko me mire me pushime se po behesh me keq se facebook-u Salihut.

do kete shizme,sapo te

do kete shizme,sapo te fillojne te ndihen pa pushtet.Ca do shkojne nga Topi,ca do dalin me partine e katolikeve,Dogjani me Islamin do bejne si Sterkaj;do kete gallate.PD eshte e destinuar te perfundoje si tek komedia e Çajupit me doktor Adhamudhin,ku te gjithe e duan doktorin per figure,por asnjeri nuk ia beson me shendetin.z.Muçi eshte si orakulli i Delfit,ku vajti nje mbret dhe kerkoi te dinte se si do t'i dilte fati i luftes.Orakulli iu pergjigj se dy mbreter do perplasen dhe njeri prej tyre do humbe.Kurse tjetren e ka shkruan ne poezi Kavafis,kur Neroni shkoi ne Delfi dhe orakulli i tha te ruhet nga mosha 73 vjeç.-Ohu-tha Neroni-gjersa te shkoj une 73 vjeç,ja gomari,ja i zoti.Ndersa nga Spanja po pergatitej per lufte nje mbret spanjoll fiks 73 vjeç.

Add new comment