Mapo flet për një problem që krijohet nga ndarja e mandateve; por në fakt nuk ka asnjë problem

Postuar në 31 Korrik, 2013 05:55

Gazeta Mapo në numrin e sotëm kish aluduar për një problem që krijohet në fillim të legjilsaturës, në shtator pra, nga taktika e Ramës për të ndarë përgjegjësinë e ministrit nga mandati i deputetit. “Ka një procedurë të zëvendësimit të deputetëve që lënë mandatin me ata që vinë pas tyre në listën e kandidatëve, dhe kjo procedurë kalon në KQZ e në Kolegj Zgjedhor, ku do të duhet një kohë e caktuar fizike për ta bërë të mundur këtë gjë”, thuhej në thelb në lajmin e Mapos, të publikuar në fund të faqes së tretë e të lajmëruar në faqen e parë.

Në fakt, nuk është kështu. Po, është e vërtetë, ka një procedurë, por kjo procedurë që zgjat disa ditë nuk i bëhet pengesë marrjes së votëbesimit të qeverisë së re në parlament. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: Derisa KQZ-ja, apo Kolegji Zgjedhor të vendosë për zëvendësimin në fjalë, ministrat mbeten deputetë. Ata nuk kanë hequr dorë qysh sot nga mandati. S’kanë pse ta bëjnë këtë. Përveç kësaj, vendimi i Ramës për të bërë këtë ndarje mandatesh nuk ka pse të hyjë në fuqi menjëherë. Ai është një vendim i Ramës, dhe jo një ligj i Republikës. Në këtë kuptim, nuk ka pse të hyjë në fuqi qysh në ditën e parë të legjislaturës së ardhshme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Mire e ke ti mor vella, por a i mbushet mendja Qillit ose/dhe Shkullakut.</p>

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Keshtu si kane ardhur punet per shpellaret edhe nje ore me shume ne pushtet ia vlen jo me nje jave me shume.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.