I arratisuri shqiptar, policia greke ngushton rrethimin shumë pranë kufirit

Postuar në 30 Korrik, 2013 08:54

Mediat greke kanë bërë të ditur vetëm para pak orësh se sipas burimeve policore fqinje, Ilir Kupa, shqiptari i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi ndodhet fare pranë kufirit me Shqipërinë, vetëm 500 m larg. Gjurmët e Kupës janë zbuluar në fshatin Kerasohori në Thesproti, në një shtëpi ku ai dhe ka ngrënë konserva. Ilir Kupa shpëtoi nga zjarri i policisë para pak ditësh, kur i arratisuri tjetër, Marjan Kola, u vra gjatë përplasjes me armë. Kupa arriti të largohet, por tashmë shteti shqiptar ka nisur negociatat me familjarët e tij për të ndihmuar policinë greke në arrestimin e tij dhe shpëtimin e jetës. Ambasadori ynë, Dervishi, ka kontaktuar me të afërmit e tij për dorëzimin e Kupës.

A.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ia hodhi me duket.</p><p>po te jete budalla qe te besoje shtetin grek e aq me pak ate shqiptar.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjate nje video te nje kanali grek pashe se sa jo profesioniste jane specialet greke....Specialet....prisnin ne anen tjeter te ures se vogel te Vrosinase....Mariani dhe Iliri po ecnin ne ate pellg....te hapur me peme anes....per te vajtur per tek ura pa e ditur......reth 30-40 meter greket arrijne shpejt te kalojne uren dhe i afron shtegut ku shqipetaret ishin drejtuar....te maskuar ne peme..........pa paralajmeruar ne seconda bie....Mariani.....pertoke.....Iliri me shkatethesi vrapon jo ne drejtim te dereje por pjerret...arrin te rrezohet ne shkurret e para....dhe zvarre arrin te ike......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.