Shitja e “Anthony’s Pier 4” prek zemrat e mijëra shqiptarëve dhe personaliteteve botërore që kanë bujtur në të

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:28

Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se restoranti i famshëm i Bostonit dhe për një kohë të gjatë ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony’s Pier 4, do të mbyllet përgjithmonë muajin e ardhëshëm.   Restoranti  Anthony’s Pier ishte hapur  në vitin 1963 nga Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan.  Për një kohë të gjatë ishte ndër pesë restorantet më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, të ardhurat e të cilit gjatë viteve 80-të, arrinin në 12-milionë dollarë në vit, më shumë se çdo lokal tjetër i këtij lloji.  Sipas njërit prej djemëve të Antonit, në kulmin e suksesit të restorantit, mbi 600-veta shkonin aty për drekë dhe rreth 3000-veta për darkë, ndërkohë që shpesh duhej të prisje deri në dy orë për të hyrë brenda. Në murin në lokalin Anthony’s janë fotografitë e Antonit me personalitete si Frank Sinatra, Elizabeth Taylor, Xhon Kenendy, Riçard Nikson, Henry Kissinger, Alfred Hitçkok, dhe dyzina të tjera figurash të dalluara nga fusha të ndryshme të jetës amerikane.

Anthony Athanas ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare. Ai ishte larguar nga vendlindja e tij Korça në vitin 1911 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara  në moshën 4 vjeçare për t’u bashkuar me babain e tij i cili ndodhej në Amerikë.  Antoni Athanas, falë zgjuarsisë gjatë viteve ka shërbyer edhe si lektor shumë popullor i ftuar nga universitetet më të dalluara të Amerikës, si Harvard Buisness School, Cornell University e të tjera. Antoni Athanas ishte trashëgimtari i Nolit në Vatër, ishte ai që i siguroi jetën Vatrës për shumë dekada dhe qe bashkëpuntor i ngushtë i Fan Nolit dhe Faik Konicës.

Restoranti dhe krijuesi i saj legjendar kanë qenë prej kohësh zemra e komunitetit shqiptar në Amerikë, shitja e tij ka prekur zemrat e ndjeshme të mijërave shqiptarëve dhe  personaliteteve botërore që kanë bujtur në të.

Zh.

Në foto: Anthony Athanas me Presidentin Xhon Kennedy

Më shumë për shkrimin: http://gazetadielli.com/anthony-athanas-nderi-i-kombit-dhe-krenaria-e-ko...

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Miliona shqiptare as qe e dine se kush eshte Anton Athanasi, e jo me te preken pse i qenka shitur biznesi i tij. Titulli i ketij shkrimi eshte nje genjeshter e madhe.

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Genti

Meqënse nuk e di ti që je copë injoranti, guxon të thuash që nuk e dinë miliona Shqipëtarë. Antoni Athanas ka qënë simboli dhe përfaqësuesi i tregëtarit të sukseshëm Shqipëtar në Amerikë.

Pyet dhe mëso para se të japësh përfundime që të nxjerrin të paditur (shapllama)

Tung

Iliri

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.