Hillary Clinton do kandidojë për Presidente? Sot është më e sigurtë se sa dje

Postuar në 29 Korrik, 2013 04:36

Ka ca kohë që emri i Hillary Clinton-it ka dalë si kandidati i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Madje, dhe largimi saj nga posti i kryediplomates thuhet se lidhet me këtë ambicje, të cilën ajo vetë nuk e ka konfirmuar. Por janë të shumtë ata që e nxisin në këtë drejtim. Nancy Pelosi e quajti Clinton-in pak kohë më parë si personin më të kualifikuar për të marrë atë përgjegjësi. Një kongresmen tjetër demokrat, Harry Reid, është shprehur se Clinton-i (Hillary) “mund ta bëjë punën e kreut të Shtëpisë së Bardhë edhe më mirë se sa i shoqi”. Ndërkohë, sot është lajmëruar një drekë private në Shtëpinë e Bardhë mes Obama-s dhe Clinton-it, dhe shtypi është duke spekulluar se ky takim larg syve të medias ka lidhje veç me projektin presidencial të saj.

Zhurma mbi këtë lajm nuk ndalet këtu, megjithatë. Kanali televiziv NBC, duke qenë i sigurtë se ngjarja do verifikohet, ka programuar prodhimin e një filmi (miniseries) me katër puntata që do ketë për personazh qendror Hillary Clintonin. Duket se gjithçka po ecën në favor të kandidimit presidencial të Hillary Clinton-it.

Re.Pu.

Comments

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

<p>....miniserie me 4 puntata..... or ju taljona, kame stai bre? po kjo gruja, presidentja e re italis do jet?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.