Shënim: Ftesa absurde për t’u qetësuar dhe menduar për turizmin, meqë vrasësi vlonjat “nuk e kishte me viktimat”

Seç ka një intonacion lehtësues e madje triumfator, sqarimi i policisë së Vlorës se masakra e plazhit është kryer për motive banale (disa djem fierakë hodhën ca fjalë në adresë të një vajze 19 vjeçare); se vrasësi, që nuk qenka 18 vjeçari i arrestuar Osmeni por një tjetër që po kërkohet, nuk e kishte me tre viktimat, por me këta djem; se të ndjerët janë vrarë nga plumba rikoshetë dhe jo direktë etj. Pra, tani duhet të qetësohemi dhe të vazhdojmë pushimet, është nënkuptimi. Në sherrin më të parë me fjalë, të rinj e mesoburra kapin armët, që ende janë sheshit, por ama duhet të mendojmë për avenirin e turizmit. Madje Kryetari i Operatorëve Turistikë për jugun, Vasil Bedini, në një prononcim për mediat ka theksuar se impakti i parë ka qenë negativ, por sipas tij “kjo ngjarje është e shkëputur dhe nuk duhet të ndikojë në ecurinë e turizmit, pasi Vlora” sipas tij “është një qytet me resurse të shumta dhe përtej bukurisë së plazheve, pastërtisë dhe qetësisë së tyre ka garantuar dëfrim 24 orë për pushuesit”. Dëfrim? Çfarë dreqin?
Para dy ditësh, një skaf i nisur nga brigjet pranë Vlorës ishte kapur nga roja italiane e financës, bashkë me ngarkesën e hashashit (mbi një ton) dhe drejtuesit e mjetit. Ky lajm nuk mbërriti në mediat tona, por ç’rëndësi ka; një skaf ndër të shumtët. Le të qetësohemi dhe të dëfrejmë.
A.K
Comments
ansfPer rreth 20 vjet aty u
<p>ansfPer rreth 20 vjet aty u jane thurur lavde skafisteve, horrave, te forteve dhe politikanet e te dy kraheve rrine gjithe diten me ata. 2 skafista nga vlora jane deputete ne parlamentin e ardhshem (emrat i dine te gjithe). Ky brezi i rritur ne 20 vitet e fundit endrren e kane te behen si ata se vetem ashtu mund te besh hajer aty. Duan te gjithe benza, audi pamvaresisht se skane leke per benzine dhe buke per darke ne shtepi. Mbajne te gjithe iphone ne dore pamvaresisht se nuk kane leke per te folur ne tel. Policia eshte cope cope, po dhe sikur te ishte me mire ca do bente, te gjitheve u ka ikur truri, djale 18 vjec ne vend ta kete mendjen te zeje ndonje dashnore si cdo moshatar i tij ketej ne perendim do qe te fryhet me kallash ne dore. Djem te rinj qe rrijne ne tufe si bagetite dhe vejne u fusin duart vajzave me justifikimin se kishte veshje provokuese. Njerezit vishen si te duan o kafshe</p>
Pushim me kafshet!
<p>Pushim me kafshet!</p>
Kur flisnin per plumba
<p> Kur flisnin per plumba rikoshete, drejtuesit e policise se Vlores, ecnin nen kamuflimin e llogjikes te 21 janarit. Protestuesit u vrane pa dashje, me plumba rikoshete. Prandaj vrasesit jane te pafajshem. Edhe ne kete rast, vrasesi del i pafajshem, sipas precedentit te 21 janarit...</p>
Add new comment