PS tërhiqet nga Lezha. Gjiknuri: Për hir të çertifikimit të zgjedhjeve dhe fokusimit tek problemet e vendit

Postuar në 29 Korrik, 2013 06:59

Për hir të çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trancizionit normal të pushtetit, Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Lezhës brenda 4 javësh. Sipas Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, PS do të aprovojë çdo kërkesë për hetim parlamentar të zgjedhjeve me mbledhjen e Kuvendit të ri, ndërsa i kërkoi drejtësisë shqiptare të vijojë hetimin e rasteve. “Për shkak të parregullsive zgjedhjet duhet të përsëriteshin brenda katër javëve në qarkun e Lezhës. Kjo do të konfirmonte 84 mandate të së majtës, apo edhe më shumë. Por për të mirën e vendit, vendosëm të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Kundërshtari ynë politik po krijon alibi sikur zgjedhjet ua paska vjedhur e majta. Deklarojmë publikisht se jemi të gatshëm të aprovojmë çdo kërkesë për hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Ne mbetemi të angazhuar se nuk do t’i privojmë opozitës asgjë që na është mohuar ne gjatë viteve të kaluara”, tha Gjiknuri. Por ai nuk harroi t’i quajë të dështuara zgjedhjet në këtë qark, pasi sipas tij janë evidente rastet kur persona që nuk kanë qenë në Shqipëri figurojnë në listën e votuesve.
 

A.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Akt qytetarie..! Normalisht, ne klimen politike qe eshte krijuar, e majta ne rast perseritjeje mund ta fitonte edhe 5 me 2 Lezhen, por kjo do krijonte tensionime dhe situata te panevojshme per mazhorancen! Krahasuar me vitin 2001 kur PS perseriste zgjedhjet sipas qejfit te saj per te arritur rezultatin e deshiruar kesaj rradhe PS ka treguar me teper pergjegjshmeri...! Mbetet ti cojne deri ne fund hetimet(prokuroria) dhe te denojne edhe fallsifikatoret e vet, qe te kete kuptim te&nbsp;denojne edhe fallsifikatoret e PD-se..!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.