Rama, në janar ka përballë presidencën greke të BE-së dhe problemet dypalëshe, thotë Shqip

Vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, kryeministri Edi Rama do të “ketë përballë” Greqinë dhe tematikat e nxehta mes dy vendeve. Kjo, sepse në janar 2014 Greqia merr presidencën e rradhës së BE-së, thotë gazeta Shqip, ndërkohë që Shqipëria ende nuk e ka të sigurtë nëse merr statusin e vendit kandidat deri në dhjetor të këtij viti, brenda mandatit të presidencës lituaneze. Gazeta citon edhe intervistën e fundit të Ramës për gazetën e njohur greke Kathimerini, ku ai ka pohuar se “dimri i marrëdhënieve mes dy vendeve ka marë fund dhe vera do të vijë shumë shpejt në këto relacione”. Sipas Ramës, lidhur me paktin e shumëpërfolur detar, “ai duhet riaktivizuar duke pasur në mendje respektin e plotë për pikëpamjet e palëve”. Siç është përmendur shumë herë edhe në mediat e Tiranës, ripërcaktimi i kufijve detare mes dy vendeve dhe këmbëngulja greke, kishte në sfond zbulimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve në zonën kufitare të Jonit.
A.K
Comments
“dimri i marrëdhënieve mes dy
<p>“dimri i marrëdhënieve mes dy vendeve ka marë fund dhe vera do të vijë shumë shpejt në këto relacione”.</p><p>shpresoj dhe dëshëroj që "vera" në mardhënjet me grekët të mos jetë dimër arktik për shqiprinë!!</p><p>kujdes mafishe,boll na ke tradhëtuar!!</p><p>këtë nuk ta pranojmë as për BE as për gjë në botë!</p>
Add new comment