E diela e përgjakur: Vriten tre pushues në Vlorë, dy të tjerë të plagosur

Kjo e dielë ka rezervuar një bilanc tragjik për pushuesit në Ujin e Ftohtë në Vlorë, kur tre persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, nga një sulm me kallashnikov. Mediat raportojnë se shenjestra e sulmit mbi pushuesit ka qënë shtetasi Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, Diana Ademi, 53-vjeçe nga Vlora dhe Serdi Bajlozi, 17-vjeç nga Prrenjasi, duket se kanë qenë viktima të rastësishme. Shqiptarja.com raporton se viktimat janë goditur me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, dyshohet fuoristradë me targa të huaja, e cila është larguar me shpejtësi pasi ka shtënë disa herë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërkaq nuk ka ende të dhëna zyrtare për viktimat dhe shkaqet e zjarrit. Televizioni “A1Report” citon se “viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin "Qorri" si një ‘të fortët’ e Roskovecit, vrarë në vitin 1997. Ai ka qënë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec”.
Re.Pu
Comments
E beri belì Vlora heroike.
<p>E beri belì Vlora heroike. </p>
Monstra, komplet monstra.
<p>Monstra, komplet monstra. </p>
Add new comment