SHBA-të dhe OKB-ja kërkojnë lirimin e Morsit; Egjipti i shpall luftë terrorizmit

Pas dhunës gjatë natës së të premtes, ku mbetën të vrarë mbi 100 mbështetës të ish Presidentit Morsi, e qindra të tjerë u plagosën nga sulmi i beftë i policisë egjiptiane, në lojë ka hyrë diplomacia ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Mohamed Morsit dhe liderëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dënuar vendosmërisht ngjarjet e fundit të dhunës në Egjipt. Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane t’i japin fund burgosjes me karakter politik dhe të lirojnë brenda limiteve të ligjit, liderët e burgosur politikë. Ndërkohë, agjencitë e huaja flasin për vrasjen e 20 terroristëve të armatosur. Sipas ministrit të Brendshëm, Ibrahim, populli i ka dhënë ushtrisë dhe policisë mandatin për të luftuar këdo që kërkon të destabilizojë vendin me akte terroriste.
Re.Pu
Comments
Partia "Vllezrit Musliman"
<p>Partia "Vllezrit Musliman" jane parti islamike anti te drejtash njeriu. Arabt pèerparimtar jane ngrite ne mborjtje te laicizmit dhe te drejtave te njeriut. Heret a vone vllezrit musliman do ti nis populli arab i dalun nga gjumi shume shekullor.</p>
Dje ne Tunizi islamistet kan
<p>Dje ne Tunizi islamistet kan vrar udheheqesin e levizjes laiciste per ndamjen e fese nga shteti.</p><p>Manifestime te mdha anti teorkatike te Vllezerve Musliman ne Egjipt dhe ne Tunizi. Popujt arab jane duke u zgjue nga gjumi shume shekullor i sundimit te parimeve islame te Arabise Saudite te shekullit te VII, parime te cilat jane permbledhe ne librin KURAN, nji pjese e mire e te cilit ka dale jashte kohe.</p>
Add new comment