Basha është djali i sajuar i Berishës, thotë Kokalari, dhe tregon një histori të vitit 2005

Gazeta Dita ka sjellë në numrin e saj të sotëm një intervistë të shqiptaro-amerikanit, Geri Kokalari, në të cilën ai komenton zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, në krye të Partisë Demokratike. Kokalari thotë se është i habitur se si një person anësor, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD.
“Realiteti është se Basha është pak më shumë se një djalë i sajuar për familjen Berisha. Por, pavarësisht nga kirurgjia plastike e Dr. Berishës, Basha kurrë nuk do të jetë në gjendje për të hequr etiketimin si marionetë që shqiptarët e mendojnë sa herë që ai shfaqet në publik”, thotë Kokalari.
Gjithashtu, ai tregon edhe historinë e takimit të tij të parë me Bashën në hotel Sheraton në vitin 2005: “Sinqerisht, po ju them se përshtypja ime e parë për Bashën ishte se ai ishte një person pompoz, egoist. Por në atë kohë, unë nuk e dija ende se ai ishte gjithashtu – ashtu si mentori i tij – një gënjeshtar i përkryer”. Dhe shton një detaj të vogël: “Mënyra më e mirë për të ditur nëse Basha është duke thënë një gënjeshtër është të shihni buzët e tij në lëvizje”.
Intervista e plotë http://gazetadita.al/kokalari-nje-histori-me-lulzimin-minister/
Re.Pu
Comments
Kjo eshte se ç'eshte !! -Ca

Kjo eshte se ç'eshte !!

-Ca thone se Luli eshte djale i jashteligjshem i Enverit, mbasi nena e tij punonte si kuzhiniere tek shtepia e pritjes!! Nga ana tjeter, del Berisha dhe e ben "bir me shpirt".

-Kerkohen prova me te thelluara, jo keshtu.

Muçi aman mos na sill ketu

Muçi aman mos na sill ketu sajesat e nje patogjeni si ky Kokalari. Dihet cili eshte, gjithandej e perzene nga dera ai vjen e futet nga dritarja.

Add new comment