Paloka i bën fresk Bashës dhe sulmon Patozin: Ai akuzon se është mik i Olldashit

“Gjylja e madhe plasi!”, do të thoshte Plaku Mere tek filmi “Njeriu me top”. Megjithatë, në Partinë Demokratike duket se jemi ende në fillimet e një përplasjeje mediatike mes atyre që mbështesin fort kryetarin e ri, Lulzim Basha, dhe ata që kundërshtojnë zgjedhjen e tij. Pas deklaratave të Astrit Patozit për garë të paracaktuar në PD, ka reaguar sot në Gazetën Shqiptare, deputeti Edi Paloka, i cili e ka vlerësuar procesin e zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së si më të mirin e mundshëm. “Ta njollosësh këtë proces në një kohë që u mor me entuziazëm nga të gjithë anëtarët e PD-së, nuk është aspak në favor të PD-së dhe as të atyre që presin një ringritje të PD-së. Për më tepër kjo njollosje bëhet për arsye subjektive. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë e dinë që z.Olldashi është mik i afërt i tij [Patozit], por kjo nuk e justifikon një qëndrim të tillë të nënkryetarit të PD-së”, ka sulmuar Paloka. Sipas Palokës, Patozi duhet të ishte marrë më shumë me Edi Ramën dhe PS-në, dhe jo të sulmonte procesin zgjedhor të PD-së. E thënë ndryshe, të mos dilte nga rreshti.
r.k
Comments
Ti je nje cope kurve e pike!
<p>Ti je nje cope kurve e pike! Vazhdo shit veten kurve e qelbet!</p>
Morim tharen e tharojme thi
<p>Morim tharen e tharojme thi thi thi</p>
Procesi ishte me i miri i
Procesi ishte me i miri i mundshem, thote Paloka. Dhe ka plotesisht te drejte. Me mire se kaq ne PD, nuk mund te behet. Nuk e bejne dot, mor vlla. Te tilla jane kushtet ne ate parti...
o baxhella e PD, fole ti mor
<p>o baxhella e PD, fole ti mor thuthuq, nuk te erdhi mendja nga grushti Prenges?????</p>
Add new comment